E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet në Itali i kërkuari shqiptar për vrasje

Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi ishte shpallur në kërkim në vendin tonë për vrasje. Burime nga policia bëjnë me dije se në Domodossol të Italisë, është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt vendit tone shtetasi Fiqiret Seferi lindur në Luz të Vogël të Kavajës.
 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, e ka dënuar 48-vjeçarin me 18 vjet burg, për veprën penale të "Vrasjes së kryer në bashkëpunim".
Ai është shpallur fajtor pasi më datën 06.03.2006, pas një konflikti në gjendje të dehur, në bashkëpunim edhe me shtetasin Luftim Kibja, ka goditur me thikë duke i shkaktuar vdekjen shtetasit Artur Meta.
 

Kështu si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, më datë 20.02.2012, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›