E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, e vrasin në sy të së bijës14 vjeçe, arrestohen babë e bir

KORÇE- Një krim i rëndë tronditi qytetin e Korçës orët e para të mëngjesit të sotëm. 44 vjecari i quajtur Mondi Telha është vrarë me thikë brenda në banesën e tij dhe në sy të vajzës 14 vjeçare.Vrasja në orët e para të mëngjesit në banesën e viktimës në lagjen nr 10.

Burime nga policia e këtij qyteti i thanë korrespondentes sonë në Korçë pas krimit autorët kërcënuan 14 vjeçaren të mos tregonte se përndryshe do kishte të njëjtin fat si i ati.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Korçës ngjarja zë fill që paraditen e djeshme ku 44 vjecari Mondi Telha është konfliktuar për motive te dobëta me dy shtetasit Nektario Cuka 27 vjeç dhe Francesko Cuka 50 vjeç të dy me banim në Korçë dhe precedentë të mëparshme penal.

Në orët e mbrëmjes dy autorët në gjëndje të dehur kanë shkuar në banesën e viktimës në lagjen nr: 10 të qytetit të Korçës, dhe e kanë qëlluar këtë të fundit me thikë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Babë e bir u arrestuan sot në mëngjes.
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›