Vlorë, kërcënohet me jetë kryetari i Gjykatës, Artur Malaj
VLORE-Kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë të Vlorës, Artur Malaj (në foto) dhe familja e tij është kërcënuar me jetë. Sipas burimeve nga policia e Vlorës kërcënimet në drejtim të familjes së kryegjyqtarit të Vlorës Malaj janë dërguar nëpërmjet mesazheve telefonike në drejtim të numrit të telefonit celular të gjyqtarit Malaj. Ndërsa familja ka marrë kërcënime edhe nga telefoni fiks.
Nga të dhënat e para mësohet se kërcënimet kanë lidhje me një proces gjyqësor të cilin Malaj po e gjykon. Procesi duket se ka të bëjë me ndërtimin e një kompleksi në qytetin bregdetar, dhe nëpërmjet mesazheve kërcënuese atij i është kërkuar të mbajë njëanshmëri ndaj njërës palë në proces.
Kërcënimet në drejtim të kryegjyqtarit janë bërë javën e kaluar. Burime nga policia bëjnë të ditur se janë shoqëruar dhjetra persona nga qytete të ndryshme që mund të kenë dijeni për ngjarjen, ndërsa një person po mbahet në gjendje arresti, por ende nuk dihet nëse ai është autori i vërtetë i kërcënimeve. Sipas policisë i arrestuari është Mentor Mustafaraj. Ndërkohë që policia merr në mbrojtje familjen e gjyqtarit.
Policia është vënë në alarm dhe po ndjek cështjen me seriozitet duke pasur parasysh se vetëm në shtator të vitit të kjaluar një gjyqtar i kësaj gjykate u ekzekutua me tritol mu në mes të qytetit. Gjyqtari Skerdilajd Konomi u ekzekutua më 9 shtator 2011, dhe deri tani ende nuk ka ndonjë të arrestuar në lidhje me këtë vrasje.