Totozani: LGBT në shkolla, Tafaj s’më ka kthyer përgjigje
TIRANE-Vetëm para disa ditësh, Avokati i Popullit, Igli Totozani i ka propozuar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës përfshirjen në kurrikula të njohurive që kanë të bëjnë me komunitetin LGBT (lezbike, gay, biseksual, transgjinor). Propozimi është shoqëruar me debate dhe mendime kundër këtij tij, ndërkohë që në këtë intervistë për Gazetën, Totozani shpjegon arsyet, pritshmëritë dhe përgjigjet e marra në lidhje me të. Gjithashtu, ai u jep përgjigje të gjithë atyre personave që janë kundër këtij propozimi.
Z. Totozani, pse është bërë ky propozim?
Ky propozim ka ardhur brenda gjithë kuadrit të punës së Avokatit të Popullit. Ne kujdesemi për të gjitha ato pakica, që duhet t’iu respektohen të drejtat e tyre. Ajo që është kryesorja të dihet është se ne nuk kërkojmë më shumë të drejta për pakicën LGBT, por kërkojmë që të gjitha të drejtat të njohura për qytetarët e tjerë, t’i njihen edhe kësaj pakice.
Cili është synimi?
Ajo që synohet është që qytetarët e këtij vendi të kuptojnë se këta njerëz janë të barabartë para ligjit. Pengesa që vjen në pikëpamje të opinionit publik në zbatim të këtyre të drejtave është një pengesë, për shkak të paragjykimeve që ekzistojnë ndaj kësaj pakice. Mënyra më e mirë për t’u kuptuar këto paragjykime është edukimi dhe formimi, që do të thotë se në shkolla, të rinjtë duhet të marrin informacionin e duhur mbi homoseksualizmin, mbi pakicën LGBT, të drejtat, historinë, krimet ndaj tyre në të kaluarën, në mënyrë që të kontribuojmë bashkërisht për krijimin e një ambienti sa më qytetar.
Do ndikojë futja e këtyre temave në rritjen e komunitetit LGBT?
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe studimeve që janë bërë, homoseksualizmi është i lindur, nuk fitohet gjatë jetës.
Flitet për paragjykim dhe diskriminim, por nuk ka fakte për incidente. Ku bazohet kjo deklaratë?
Jemi në një situatë paradoksale. Njerëz të caktuar, për shkak të përvojës së kaluar, për shkak të paragjykimeve, pengojnë jo vetëm të zbulojmë rastet e dhunës ndaj këtyre njerëzve, por pengojnë edhe vetë ata të shfaqin veten e tyre. Ata nuk janë aq të lirë të shfaqen si homoseksualë në rrugë apo të denoncojnë një keqtrajtim policor, diskriminim për një vend pune apo një pushim të paligjshëm. Megjithatë, ka një raport të Ambasadës Pink dhe Aleancës Kundër Diskriminimit për 2011-ën, ku ka 2 raste dhune ndaj transgjinorëve dhe një rast të një transgjinori, i cili ka qenë në spital dhe nuk ka marrë shërbimin e duhur pikërisht se ishte transgjinor.
Çfarë përgjigjeje do i jepni Komunitetit Mysliman, i cili është kundër?
Unë nuk ndaj as Komunitetin Mysliman dhe të gjitha fetë në Shqipëri, dhe do të punoj për të drejtën e lirisë së fesë. Unë jam një institucion që jam i detyruar dhe i bindur që ne duhet të vazhdojmë të punojmë për të drejtat e njeriut. Për ne, njerëz dhe qytetarë të Republikës së Shqipërisë janë që të gjithë, pa asnjë dallim besimi, trashëgimie, orientimi seksual, identiteti gjinor etj.
Pas propozimit tuaj, a keni pasur kundërshtime?
Sigurisht që ka mendime kundër dhe kjo nuk është negative. Ajo që ne nxisim është hapja e një debati pozitiv, të qytetëruar, të kulturuar midis institucioneve, shoqërisë civile, komuniteteve, me një qëllim: Të mbrojnë të drejtat e njeriut.
Çfarë përgjigjeje do u jepni prindërve, të cilët e kundërshtojnë këtë propozim?
Do ju thoja që bëhet fjalë për një shkallë të zhvillimit të shoqërisë shqiptare. Edhe vetë prindërit duhet të jenë të përfshirë në këtë diskutim të gjerë. Komuniteti LGBT është pjesë e shoqërisë shqiptare dhe të drejtat e tyre duhet të respektohen si për çdo njeri tjetër. Shqipëria nuk duhet të jetë vendi ku qoftë edhe një qytetar i vetëm të mos realizojë qëllimet e veta apo të shfaqë vetveten. Nuk ka asnjë studim që thotë se ekzistenca e komunitetit LGBT dëmton familjen.
Ka pasur njerëz që mendojnë se propozimi juaj është bërë pasi vetë ju keni orientim të ndryshëm seksual. A është e vërtetë kjo?
Mos jam gjë rom, që mbroj dhe do vazhdoj të mbroj të drejtat e tyre, mos jam gjë gruaja e ndonjë polici dëshmor, mos jam gjë ndonjë i përmbytur në Shkodër, mos jam gjë ish- pronar apo ish-i përndjekur politik? Nuk jam asnjë nga këto figura. Jam një qytetar që besoj dhe shpresoj, që jam i ndërgje-gjshëm, që ka bindjen e vet personale mbi të drejtat e njeriut dhe ka dhe detyrimin kushtetues dhe institucional që të mbrojë të drejtat e njeriut.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)