E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto: Nga koalicioni me Berishën presim integrimin në BE

Kreu i Asamblesë Kombëtare të LSI-së, Edmond Haxhinasto i ftuar në Ora News, tha se LSI-ja nga bashkëqeverisja me Berishën kërkon së pari të arrihet integrimi i vendit në Bashkimin Europian, të realizojë objektivat që LSI ka në planin e veprimit dhe të sigurojë mirëqenie të qytetarëve. Haxhinasto u shpreh se në konventën e Jashtëzakopnshme të Asamblesë Kombëtare të LSI-së, që do të mbahet ditën e nesërme do të vendoset qëndrimi përfundimtar i kësaj partie ne pjesëmarrjen në qeverisje së bashku me koalicionin "Aleanca e Ndryshimit". Sipas Haxhinastos, motivet që e çuan LSI-në në koalicion me Berishën kanë të bëjnë me rezultatin që kanë prodhuar zgjedhjet e 28 qershorit dhe situatën ekonomike dhe politike që ndodhet vendi. "Vendi ynë nuk mund të durojë kriza të tjera dhe përkeqësim të situatës ekonomike, por pret miëqeverisje që shqiparët të dalin sa më shpejt nga kjo situatë për hyrjen në Bashkimin Europian", tha ai.
Deklaratën e kreut të PS-së, se LSI-ja ka shitur 83 mijë vota opozitare tek Berisha , Haxhinasto e konsideroi një deklaratë tejet të dëshpëruar të Ramës. "Kjo është një deklaratë e dëshpëruar e Ramës, pasi LSI-ja ka krijuar mundësinë që t'i përgjigjet mundësisë për të realizuar çdo premtim që i ka dhënë zgjedhësve të saj", theksoi Edmond Haxhinasto.
Sipas kryetarit të Asamblesë Kombëtare të LSI-së, ende nuk janë konfirmuar postet që do kenë 4 ministrat e LSI-së në zgjedhje. "Asgjë nuk është e konfirmuar, ne kemi shprehur vullnetin për bashkëqeverisje, ndërsa gjithçka tjetër do jetë objek negociatash mes LSI-së e PD-së", vijoi Haxhinasto. Deklaratën e fundit të Ramës për dyfytyrësi të LSI-së, Haxhinasto e konsideroi deklaratë të dëshpëruar të kreut të PS-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›