E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fevziu: Te gjithe mund te flasin per historine

Jo vetem panairi i 15 i librit tregoi se interesi i te rinjve per librin mbetet i madh, por edhe takimet qe pasojne njeri-tjetrin te gazetarit Blendi Fevziu e tregojne qarte kete. Pas takimit ne disa auditore te ndryshem universitetesh, kete here te rinjte kishin nje te vecante, sepse aspirojne te behen politikane. "Me behet shume qejfi qe jam perballe jush, qe jam perballe nje auditori te rinjsh, kryesisht studente. Por jam dyfish i kenaqur qe jam perballe nje auditori njerezish, qe aspirojne dhe jane te angazhuar direkt apo indirekt per t'u perfshire ne politike. Qe do te thote, jane te angazhuar per te transformuar normalisht shoqerine shqiptare", tha gazetari Blendi Fevziu ne hapjen e takimit me te rinjte e Levizjes Socialiste per Integrim, ku u diskutua per librin e tij me te fundit "100 vjet". Te rinjte, qe neser mund te jene ne studion e "Opinion", por kete here ishte gazetari Fevziu qe duhet te qendronte para tyre dhe te degjonte pyetje, qe jo pak here e vune ne veshtiresi. Ishin me qindra te rinj te LRI-se ata te cilet paten mundesi te pyesnin gazetarin Fevziu per librin e tij "100 vjet". Vet Fevziu tha se studentet e sotem jane shume me te pergatitur se ata te brezave te shkuar. Edhe pyetjet e tyre duken shume me te mira, se ato te gazetareve edhe me me shume eksperience, te cilet ne disa raste bejne pyetje pa e lexuar librin. "Une jam i predispozuar te marr pyetjet tuaja te cdo lloji qofshin ato. Qofte te fokusuara tek libri "100 vjet", qe lidhen me zhvillimet historike, me aq sa une kam dijeni, sepse natyrisht qe une nuk kam dijeni per te gjitha. Shpresoj te kem pergjigje. Do te doja vetem nje gje. Nese keni pyetje me beni pyetjet me provokuese qe keni. Me beni ato qe ju duken me te veshtirat per mua. Me beni ato qe realisht keni ne mendje", tha Fevziu. Historiane dhe politikane apo politikane-historiane, studente si keta, qe ishin ne salle. Mbase dhe per shkak te deshires per te qene politikane, gjeten menyra per ta pyetur edhe per nje ceshtje qe ka hapur mjaft diskutim mbi faktin, se sa duhet te nderhyje politika tek historia dhe anasjelltas. "Ne Shqiperi ndodh nje fenomen i cuditshem, qe historianet bejne politikanin dhe politikanet bejne historianin?". Sipas Fevziut askush nuk mund t'i heqe nje njeriu te drejten per te folur edhe pse ti mendon se ai mund te kete mendime te gabuara. "Ne cilin vend te botes ti i heq nje personi te drejten e fjales. Nuk te pelqen? Mos e degjo! Ke bindjen se e thote dicka te gabuar ? Kundershtoje! Keshtu funksionon. Keshtu behet me e shendetshme nje shoqeri. Cdo te thote kjo qe duhet t'i ndalosh dikujt fjalen, eshte reminishenca tipike e se shkuares qe thote; Ky te mos flase. Jo zoteri, ai duhet te flase dhe nese je i zoti kundershtoja, nese ke bindje se ai thote gjera te gabuara. Ka dhe nje gje, kurre nje gje e padrejte nuk ngjit ne nje shoqeri", u pergjigj Fevziu. Por a mund te flasin vetem historianet per historine? Cfare ndodh ne bote, kush e ka te drejten te shkuaje per historine? Sipas Fevziut; "Nese ka pasur nje gje qe eshte e gabuar ne Shqiperi eshte qe per historine, flasin vetem historianet. Historianet shkruajne traktate shkencore akademike te nje vlere te pashembullt, qe jane shume me cilesor sesa librat e gazetareve, por qe jane per universitete, nuk jane per nje publik te gjere. Ti nuk mund te lexosh nje traktat akademik, dhe une e kam bezdi ta lexoj. Ti merr nje histori te divulguar permes nje publicisti. Kush eshte libri me i shitur ne bote historik? Eshte "Stalini" i Simon Sebag Montefiores. Montefiore eshte publicist. Cili eshte libri me autoritar per Ballkanin sot? Eshte "Historia e Ballkanit" e Mishaglenit, eshte gazetar", u shpreh Fevziu. Sipas tij, cdo kush mund te mendoj se mbreti Zog, eshte i mire apo i keq, por kjo mund te ndodhe per cdo figure te historise. Ajo qe nuk mund te ndodh kurre, eshte se askush nuk mund te ndalohet te flase. "Une mund te flas me ju dhe ju mund te me thoni qe Zogu eshte i mire dhe Zogu eshte i keq. Une qe ulem dhe shkruaj nje liber, por nuk mund te them ty mos fol. Kjo eshte absurde, kjo eshte shenje tipike e intolerances se te shkuares, qe themi; Ky s'duhet te flase, ky duhet te flase. Jo, duhet te flasin te gjithe, por duhet te kemi ne integritetin dhe ai tjetri duhet te kete integritet qe te jete rob i bindjeve te veta dhe jo te degjoje fjalet e te tjereve. Harrojeni kete gje, cfare do te thote kjo gje qe na kerkohet; te mos flasim!", u shpreh gazetari i njohur. Gazetari Blendi Fevziu mbeti i impresionuar dhe i keshilloi te rinjte te mos qendrojne indiferente ndaj zhvillimeve, sepse e ardhmja e ketij vendi nuk mund te ndryshoje dhe nuk mund te jete me e mire pa kontributin rinor.

"100 vjet", libri me i shitur i "Panairit"

Libri "100 vjet" i gazetarit Blendi Fevziu ishte dhe surpriza e "Panairit te librit 2012". Libri shenoi nje rekord shitjesh duke arritur dhe numrin me te madh ne gjithe titujt qe u blene ne panairin e zhvilluar pak dite me pare ne Tirane. Ne total, qe nga dita e botimit dhe gjate panairit, u shiten 10200 kopje. Nderkohe edhe gjate diteve te fundit, kerkesat ne librarite e Tiranes kane qene jo te pakta. Edhe nje vit me pare gazetari Blendi Fevziu, solli per publikun nje liber, qe solli jo pak debate dhe ishte risi ne fushen e historiografise shqiptare. Libri "Enver Hoxha" i Blendi Fevziut, i botuar nje vit me pare arriti shitjen rekord me 50 mije kopje, duke shenuar dhe rekordin si libri me i shitur i te gjitha koherave ne Shqiperi. Edhe libri "100 vjet" ka perseritur te njejtin sukses duke shitur nje numer mjaft te madh kopjesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›