E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje shekull Pavaresi, sjell Inva Mulen me albumin "Per ty atdhe"

Nje shekull Pavaresi, do te sjell per here te pare sopranon me fame boterore Inva Mula, me nje album me kenge patriotike ndryshe nga heret e tjera. "Per ty atdhe" eshte albumi me kenge shqiptare te ripunuara qe do te vijne permes arieve te kenduara nga sopranoja Inva Mula ne bashkepunim me pianistin Genc Tukici. Sipas mediave, albumi permban 12 kenge te njohura te ripunuara, dhe duke qene se ka krijimtari patriotike eshte menduar te prezantohet te henen me date 26 nentor ne oren 18:00 ne Hotel Sheraton, ne kuader te 100-vjetorit te shpalljes se Pavaresise. Per te qene sa me afer ne kete dite te shenuar per Shqiperine, Inva Mula ka zgjedhur qe te prezantohet me nje album dhe sigurisht me disa koncerte qe do te organizohen gjate ketyre diteve. Pianisti Genc Tukici para disa ditesh ka pohuar se "Koncerti qe ne do te zhvillojme me Inva Mulen do te jete me kenget me te bukura patriotike shqiptare, te cilat jane ripunuar nga une. Ne Tirane ne mund te vijme nga data 20 nentor, por me heret ne do te jemi ne Kosove per te promovuar albumin", u shpreh pianisti Genc Tukici. Albumi me kenge patriotike shqiptare, permban kenge si "Hymni shqiptar", "Per ty atdhe", etj, kenge qe jane te njohura per publikun, por qe kete here vijne te ripunuara nga Genc Tukici. Ky nuk eshte bashkepunimi i pare mes pianistit Genc Tukici dhe sopranos Inva Mula, pasi ata dhe me heret kane pasur te tjera bashkepunime ne skena te ndryshme ne bote duke marre jo pak vleresime. Por ardhja e tyre gjate muajit nentor ne Tirane per pianistin, eshte dhe nje detyre ndaj tokes shqiptare. "Eshte shume normale qe vajza e Avni Mules dhe djali i Ibrahim Tukicit ti kendojne atdheut te tyre ne diten me te bukur ne 100-vjetorin e Pavaresise, te vazhdojme traditen e baballareve, te shuajme mallin, te bejme detyren tone ndaj tokes meme", shprehet pianisti Genc Tukici. Ky album eshte projekti i ri i fondacionit "Hi Classic"!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›