E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fevziu: Teuta Hoxha, mjerane. Rexhep Qosja sështë historian

Në një intervistë për Tonight Ilva Tare, autori i librit “Enver Hoxha”, gazetari i emisionit Opinion në TV Klan, Blendi Fevziu, u përgjigjet disa pyetjeve ngacmuese të Tares mbi librin dhe personazhet e shumtë politikë që u panë në promovimin e tij. Më poshtë, pjesë nga intervista që po e sjellim për lexuesin e Shekullit, me shkurtime.

Tare: Ishte një nga qëllimet tuaja të provokonit me këtë libër për Enver Hoxhën?

Fevziu - Jo nuk e kisha menduar kështu. Do të kishte qenë një ide shumë e mirë, sepse është një ide marketingu që të provokoja me këtë libër. Megjithëse, në përgjithësi, nuk është se e kam stilin e provokimit si stil. Por është një rastësi krejtësisht, e kam thënë disa herë dhe sdo të doja ta ripërsëritja të gjithën që ka qenë rastësi e nisur nga disa imazhe filmike, tentativa për të shkruar një dokumentar, meqenëse unë i kam ezauruar të gjitha format e shprehjes së jetës së Enver Hoxhës. Kam pasur një seri prej tre emisionesh në vitin 2004, dosje të Enver Hoxhës, kam pasur gjithashtu një emision me dosje të koncentruara që i takon 100 vjetorit të lindjes së tij, kam pasur një seri emisionesh të raporteve të tij dhe kryeministrit Mehmet Shehu, pra ato pjesë që mund të konsideroheshin më misteriozet të periudhës së komunizmit ishin ezauruar. Kishte mbetur pjesa rozë që nuk ekzistonte, nuk kishim ku ta gjenim. Gjetja e disa materialeve filmike në arkivin e tij që e tregonin atë në momente që sishin parë kurrë për shqiptarët, përveç Enver Hoxhës të kuruar, shtetar që shfaqej në filmimet e Kinostudios Shqipëria e Re, këto ishin disa filmime të ndryshme. Tentativa për të shkruar një skenar, sepse unë nuk mund të jepja një vetëm një jetë rozë, sepse ti nuk e njeh, Blloku ka qenë një strukturë e mbyllur që nuk dilte dhe pothuaj nuk kuptohej asgjë. Edhe sot 20 vjet më pas nuk ka asgjë thelbësore për jetën atje dhe vendosa që të çirrja diçka më shumë nga dokumentet dhe nga dokumenti në dokument rashë në disa dokumente që më befasuan.

Tare – Më lejoni ta nis me një datë që dhe në kujtesën tuaj besoj ka mbetur, 11 prilli i 1985-s. Keni qenë në atë kohë 15 vjeç, gjimnazist i Partizanit dhe lajmin, me sa më thonë miqtë tuaj, e keni marrë nga një profesor i matematikës. E kujtoni si e keni mësuar si ka vdekur Enver Hoxha?

Fevziu E mbaj mend shumë mirë atë ditë për një rastësi shumë të çuditshme. Unë jam një njeri shumë i rregullt dhe të vetmen parregullsi kisha që harroja çelësat e shtëpisë. Dhe meqenëse duhet të dilja në mëngjes dhe nuk gjeja çelësat e shtëpisë për të mbyllur shtëpinë, kjo ishte një gjë që më përsëritej 2 3 herë në ditë. Mbaj mend që atë ditë nuk gjeja çelësat dhe isha në rrezik të humbisja orën e parë. Kur i gjeta çelësat mbaj mend që ishte ora 8 pa 5 minuta, më duheshin më shumë se 5 minuta për të arritur në shkollë dhe kur mbërrita kisha menduar dhe gënjeshtrën që do ti thosha profesorit, dhe smund ti thosha që sgjeja çelësat. Kur mbërrita, vura re që kishte një lloj qetësie të çuditshme dhe në një moment, një mësuese që ishte shumë e shëndoshë, e cila gati-gati bëri një vrap balerinë, u shfaq në derë dhe i bërtiti mësuesit tim: urgjent, ka diçka të jashtëzakonshme, dil përjashta. Filloi një alarm që ne nuk e kuptonim, nga dritarja e klasës vura re që vitet e treta dhe të katërta që bënin zbor në atë kohë dhe ishin diku në Politeknikumin 7 Nëntor, ose Harri Fultz sot, po ktheheshin me uniforma ushtarake njëri pas tjetrit. U kuptua që diçka e çuditshme kishte ndodhur dhe ishte ky moment që po diskutoja me një shoqe të klasës, mbaj mend dhe bisedën tani, po diskutoja me një shoqe të klasës një çështje që lidhej me punë shkëmbimi dollari. Dollari atëherë për të arratisurit shkëmbehej me 20 lekë për ata që nuk ishin të arratisur me 70 lekë, dhe një moment profesori hyri dhe tha ka ndodhur diçka shumë e rëndë, diçka shumë e dhimbshme.

(shfaqen foto në ekran)

Më thotë profesori, shoku Enver është në gjendje të rëndë e po ndërron jetë. Ky ishte moment, mbaj mënd, që një pjesë e klasës sime vinim nga e njëjta lagje që çuditërisht e kishim kontestuar komunizmin me heshtje pa asnjë gjest po në bisedat nën zë nuk e donin. Vinin nga një klasë e mesme kryesisht që kishin qenë punonjës të administratës së mbretërisë, tregtar të mesëm dhe vegjël, të cilët e kishin kontestuar komunizmin për problemin e pronës jo për problem ideologjie. Ai i kishte konfiskuar pronat, iu kishte prishur jetën e tyre me një stabilitet dhe ata e urrenin komunizmin. E vura re që shumica e shokëve të klasës filluan të flisnin pësh-pësh, diçka në vesh.

Tare Po çfarë ndjesie pate? Çfarë ndjeve?

Fevziu - Unë personalisht? Kënaqësi të jashtëzakonshme!

Tare Që në atë moshë, 15 vjeç?

Fevziu Nuk është puna në atë moshë.

Tare – Ka të bëjë familja?

Fevziu Unë vija nga një familje që e urrente komunizmin, ishte një familje që nuk pati ndonjë përballje të menjëhershme. Unë e kam thënë disa herë të tjera, familja ime ishte një nga familjet më të pasura dhe rëndësishme të Shqipërisë së Mesme. Babai im vinte nga një familje shumë e rëndësishme e Korçës dhe Pogradecit, pra të dy prindërit e mi ishin familje që e kishin kontestuar komunizmin, sidomos nga familja e nënës me të cilën unë rrija, shumica e paraardhësve të saj kishin qenë protagonistë në politikën shqiptare në vitet 1912-1924 në shpalljen e pavarësisë në ato vite ku filloi jeta politike shqiptare. Por pas vitit 1924 ishin shndërruar në kundërshtar të mbretit Zog, kundërshtar për probleme të politikës së brendshme dhe ishin tërhequr në jetën e tyre personale. Kjo i shpëtoi në një farë mase pas luftës, meqenëse nuk kishin qenë aktiv në periudhën e mbretit Zog. Ata u konsideruan thjesht njerëz që iu konfiskuan pronat, po jo të angazhuar politikisht kundër regjimit komunist, por ama unë jam rritur me dy stërgjyshe, të cilat kishin studiuar në Vjenë dhe Itali dhe njihnin në mënyrë perfekte jetën e këtyre vendeve, sidomos të Vjenës, për të cilën flisnin vazhdimisht. Kishin një urrejtje për komunizmin, jo me gjeste, ishte urrejtje që shprehej, madje me stilin e jetës së tyre që gjithmonë në një orar të caktuar pinin çaj, gjithmonë e bënin jetën e tyre duke mbledhur njëra-tjetrën, duke shpërndarë librat e tyre në gjuhën gjermane me germat gotike, i mbaj mend ende tani. Vazhdimisht më flisnin për Enver Hoxhën, mua personalisht me një lloj mllefi dhe një lloj përçmimi. Mbaj mend që paralel me këtë ishte kujdesi i madh prindërve të mi, madje ndonjëherë për të mos thënë fjalët që thoshte gjyshja më thoshin mos i vër re se ato janë dhe plaka, nganjëherë thonë dhe gjëra që skanë vlerë, nga frika që unë mund të thosha ndonjë gjë jashtë.

Tare - Po për shkak të kësaj prejardhje, kishit menduar që do të kishit marrëdhënie personale me Enverin, e keni takuar ndonjëherë?

Fevziu – Jo nuk e kam takuar ndonjëherë, e mbaj mend momentin e parë kur e kam parë. Ishim në klasën e shtatë kur na çuan për parakalim në 1 Maj, gjithmonë klasat e shtata a të teta merrnin pjesë në parakalim. Mbaj mend që ne ishim grupi fundit, ne ishim grupi i pionierëve. Ka qenë viti 82 ose 81, dhe grupi i pionierëve hynte me disa bluza të bardha dhe pantallona blu me lule letre. Mbaj mend që në momentin që po shkonim, se na mblidhnin që në 5 të mëngjesit dhe ne na binte të parakalonim në orën 12 e 30, pasi kishim 7 orë që rrinim te Korpusi duke luajtur dhe vrapuar me njëri-tjetrin, llogarit fëmij

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›