E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fevziu: Teuta Hoxha, pozitë mjerane. Rexhep Qosja sështë historian

***

 

 

Në një intervistë për Tonight Ilva Tare, autori i librit Enver Hoxha, gazetari i emisionit Opinion në TV Klan, Blendi Fevziu, u përgjigjet disa pyetjeve ngacmuese të Tares mbi librin dhe personazhet e shumtë politikë që u panë në promovimin e tij. Më poshtë, pjesë nga intervista që po e sjellim për lexuesin e Shekullit, me shkurtime:

Tare: Ishte një nga qëllimet tuaja të provokonit me këtë libër për Enver Hoxhën?

Fevziu - Jo nuk e kisha menduar kështu. Do të kishte qenë një ide shumë e mirë, sepse është një ide marketingu që të provokoja me këtë libër. Megjithëse, në përgjithësi, nuk është se e kam stilin e provokimit si stil…

Tare – Më lejoni ta nis me një datë që dhe në kujtesën tuaj besoj ka mbetur, 11 prilli i 1985-s. Keni qenë në atë kohë 15 vjeç… E kujtoni si e keni mësuar si ka vdekur Enver Hoxha?

Fevziu E mbaj mend shumë mirë atë ditë.. (…) Më thotë profesori, shoku Enver është në gjendje të rëndë e po ndërron jetë..

Tare Po çfarë ndjesie pate? Çfarë ndjeve?

Fevziu - Unë personalisht? Kënaqësi të jashtëzakonshme!

Tare Që në atë moshë, 15 vjeç?

Fevziu Nuk është puna në atë moshë…

Tare Si i keni gjetur dokumentet për librin?

Fevziu Dokumentet, ka qenë një rastësi, nuk i kam gjetur unë, i ka gjetur gazetarja Desada Metaj teksa kontrollonte vazhdimisht në arkivin qendror të shtetit. Ajo gjeti disa materiale filmike që nuk transkriptoheshin në versionin e sotëm video. Në momentin që ne i morëm, bëmë disa përpjekje midis institucioneve të huaja, derisa një moment ne arritëm ta përkthejmë, pra ti kthejmë në sistemin e sotëm. Ishin rreth 36 orë materiale filmike, kryesisht zyrtare dhe personale te Enver Hoxhës, pjesë e fondit të arkivit të Partisë së Punës së Shqipërisë. Këto materiale vlenin për të ndërtuar një dokumentar. Këto materiale i kam mbajtur 2 vjet (…)

Tare: Zoti Fevziu, si shpjegohet, nuk kanë pyetur më parë, nuk janë interesuar historianët për ti marrë këto dokumente?

Fevizu: Jo, me siguri i kanë marrë.

Ilva: Kanë pasur akses apo jo, të gjithë mund të hyjnë në arkiva?

Fevziu: Kanë pasur dhe një pjesë e dokumenteve që unë referoj në libër, janë botuar në një volum tjetër. Dokumente ndoshta shumë thelbësorë të këtij libri janë botuar në një libër Politika antikombëtare e Enver Hoxhës në plenumin e Beratit nga Ndriçim Plasari dhe Luan Malltezi.

Tare - A mendoni se mund të bëhet një biografi për Enver Hoxhën, ndërkohë që më ligj në Shqipëri nuk janë hapur ende dosjet e Partisë së Punës, ministrisë së Mbrojtjes, dosjet e bashkëpunimit? A është e mundur që të bëhet një biografi e qartë për Enver Hoxhën, duke mos pasur gjithë informacionin në dispozicion?

Fevziu Dosjet e bashkëpunimit nuk kanë lidhje me Enver Hoxhën. E para, biografitë nuk bëhen duke pasur të gjithë informacionin, bëhet një biografi, kur del një informacion tjetër updatohet, bëhet një biografi tjetër, sepse me këtë logjikë kjo nuk duhet të vlente, madje kjo do të ishte një nga absurditet me të mëdha që lindin, sepse, për shembull, biografia e parë për Hitlerin është botuar në vitin 1938 në Francë që nuk kishte asnjë dokument, biografia e dytë është botuar në 1943 në kulmin e luftës në SHBA.

Tare Janë quajtur biografi?

Fevziu – Sigurisht. Kjo fjala biografi, monografi, jetëshkrim janë e njëjta gjë. Këtu duket sikur është një debat i madh. Sot në botë nuk ekzistojnë më këto terma.

Tare – Ju vjen keq që debati është përqendruar këtu, pse është quajtur biografi?

Fevziu - Ja po e quaj libër, çfarë diference ka?

Tare – Do të doja një koment për një komentues: Nuk mund të jetë i besueshëm Fevziu, sepse ka bindje të hapura të djathta.

Fevziu – Po padyshim që i kam bindje të hapura të djathta, këto skanë lidhje me profesionalizmin tim. Domethënë me të shkruarin.

Tare – As me pasqyrimin e tyre në libër?

Fevziu – Padyshim, mund të shkruash nesër për një person të djathtë, do të thotë që do të shkruash detyrimisht pozitivisht?! Në qoftë se do të kishte një person, për të cilin unë do të isha i intriguar dhe do të kisha një lloj nxitjeje ose po e quaj tentancion për të shkruar, padyshim do të  shkruaja për Ahmet Zogun, po të jetë puna për raportin. Është një figurë shumë interesante, po padyshim që nuk do të thosha vetëm fjalë pozitive.

Z. Fevziu, pse e quajtët biografi dhe nuk i gjetët një emërtim tjetër që ndoshta do tju kishte shkaktuar më pak probleme?

Fevziu: Është një biografi e Enver Hoxhës.

Ilva: Është një biografi e parë në këndvështrimin që keni zgjedhur ju ta tregoni?

Fevziu: Se cilin këndvështrim zgjedh për të treguar, kjo varet nga autori. Kjo ndodh në reminishencat e kohës së komunizmit që kishte një biografi që ndërtohej nga akademia e shkencave dhe që quhej biografia zyrtare e shokut Tito, biografia zyrtare e shokut Stalin. Sot nuk ka. Biografitë, monografitë, jetëshkrimet, ti mund të përdorësh cilëndo nga këto fjalë. Ato ndërtohen mbi bazën e një këndvështrimi që ti ke. Kjo është një biografi që e merr Enver Hoxhën që nga lindja, por që fillon të marrë peshë në vitin 1941 kur ai vjen në pushtet në krye të Partisë Komuniste dhe mbyllet në 1985 me vdekjen e tij. Këndvështrimi që unë kam zgjedhur është beteja e brendshme që ai ka bërë për të ardhur në pushtet. Ardhja në krye të Partisë Komuniste, konsolidimi i pozitave, dominimi i plotë i kësaj partie dhe eliminimi i njerëzve të tij të afërt. Nga mijëra e mijëra biografi të Stalinit rreth 62 për qind tyre lidhen me dominimet e brendshme të tij në parti, por ka të tjera që lidhen me raporte të tjera të Stalinit, me krizat e urisë, me raportet e Stalinit me Hitlerin.

Ilva: A ishte një zgjidhje komerciale? Keni menduar se duke thënë biografi do të shisnit më shumë?

Fevziu: Fare, fare! Çfarë është, sipas jush, një biografi? Se po duket sikur po bëhet ndonjë gjë

Ilva: Unë po ju pyes ju… Zgjedhja ka qenë e juaja! Gazetarja Mira Kazhani ka takuar zonjën Teuta Hoxha. Ajo nuk ka folur për kamerën, por ka thënë se ju nuk duhet ta kishit quajtur biografi veprën.

Fevziu: Unë e kam kërkuar disa herë zonjën Teuta Hoxha. Zakonisht kur ke një raport për të bërë, një kritikë është mirë të përballesh. Kjo është një botë e hapur, dhe idetë është mirë të ballafaqohen sesa të thuhen pas kamerave (…)

Ilva: Z. Fevziu, pretendimi është që libri mund të ishte quajtur rrëfim i një gazetari dhe jo biografi. Sepse, biografi mendohet që është figura komplekse e dikujt që duhet sjellë nga një autoritet shkencor.

Fevziu: Kush e thotë këtë? Në fjalorin e gjuhës së sotme shqipe, biografi është jetëshkrimi i jetës së një personi.

Ilva: Nusja e djalit të Enver Hoxhës pretendon se libri juaj është i paguar…

Fevziu: Kush do mi jepte këto para?! Kjo është gjuha tipike që është përdorur nga agjenti i imperializmit. Histori kot.

Ilva: Zonja Hoxha thotë gjithashtu se nuk ka fakte, i pavërtetë dhe një libër i ndërtuar mbi fantazi..

Fevziu: Familja Hoxha të marrë një dokument e të dalë e të thotë që ky dokument nuk është i vërtetë. Zonja Hoxha thotë se kam 25 dokumente, unë mendoj që kam më shumë, sepse si kam numëruar. Por le të marrë një nga këto 25 dokumentet dhe të thotë që nuk është i vërtetë. Bota është e hapur dhe e l

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›