Ulen çmimet për barnat e rimbursueshme

Pacientët që trajtohen për sëmundje të rënda apo kronike me barna të rimbursushme do t`i gjejnë këto ilaçe më lirë në farmaci. Çmimi i barnave të rimbursueshme është ulur duke rritur në këtë rast përfitimin e pacintëve.
Elvana Hana, drejtoreshë e Institutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor sqaron se ulja e çmimit pati efekt në uljen e shpenzimit total të rimbursimit me 7% dhe më këtë fond, tashmë kurohen më shumë pacientë.
Kategoritë që trajtohen me barna të rimbursushme janë ata që vuajnë me lecuemi, të prekurit nga sëmundjet kardioaskulare por edhe sëmundjet të tjera kronike të veteranëve apo pensionistëve. Shqetësimi në këtë rast është se ka një rritje të numri të pacintëve që vujanë nga sëmundje të tilla dhe trajtohen me barna të rimbursushme.
Përgjatë 2011, ilaçet kushtuan më shtenjtë, ndërsa ato të rimbursueshme mbeten me çmime të njëjta. Lista e barnave të rimbursushme për këtë vit është 420 e cila arrin në vlerën e 6.9 miliardë lekësh.