E Diel, 1 Nëntor 2026

AK: Abetare në çdo familje shqiptare në emigracion

Aleanca “Kuq e Zi” ka nisur sot fushatën me moton “Abetare në çdo familje shqiptare në emigracion”. Në një deklaratë për shtyp AK-ja thekson se kjo është një fushatë kundër asimilimit të shqiptarëve.
 

Sipas aleancës fëmijët në emigracion po humbasin gjuhën shqipe ndërsa u ka kërkuar nënave t`u mësojnë atyre gjyhën kombëtare
 

Aleanca ka theksuar se me rastin e Krishtlindjeve aktivistët e saj do të shpërndajnë mijëra abetare për fëmijët shqiptarë në Angli, Itali, Greqi, SHBA, Belgjikë e Preshevë.
 

“Mbroni shqipen si Arbëreshët , si stërnipat e Skënderbeut “ thekson AK-ja ndërsa u ka kërkuar të gjtihë shqiptarëve në emigracion të flasin vetëm shqip.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›