E Shtunë, 31 Tetor 2026

Le të bëhet dritë me 331 038 llampa

 Një familje australiane ka hyrë në librin e rekordeve Guinness për numrin më të madh të dritave që zbukurojnë shtëpinë e tyre gjatë festës së Krishtlindjeve.

David dhe Janean Richards, nga kryeqyteti australian, Kanberra, e kanë zbukuruar shtëpinë e tyre me 331,038 drita të ngjyrave të ndryshme.

Çifti Richards shpresojnë se fama që do të vijë nga rekordi i ri do të ndikojë pozitivisht në misionin e tyre të mbledhjes së parave për bamirësi.

Në mënyrë që të shpalleshin fitues, atyre u duhej të dekoronin shtëpinë e tyre me të paktën 250 000 drita. Organizatorët e Rekordeve Guinness në Londër u kërkuan atyre të bënin një video ku dritat e ndezura të shfaqeshin për të paktën 10 minuta.

Pas verifikimeve, familja Richards u shpallën zyrtarisht si rekordmbajtës për numrin më të madh të dritave të festës.

Zbukurimi i shtëpisë, oborrit dhe pemës gjigante në mes të tij ishte kthyer në pasion për zotin Richards. Një pasion që u rrit me kalimin e viteve e që sipas tij ka për qëllim ti bëjë njerëzit të buzëqeshin.

Përgatiti: G. Ndoja

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›