Fevziu-Teuta Hoxhës: Përgjigjuni për krimet e Enver Hoxhës
TIRANE – “Zonja Hoxha të mos merret me fotografitë e pishinës, mënyrën se si është gjetur i vdekur, por me krimet që mbajnë emrin e Enverit”. Kështu shprehet Blendi Fevziu autori i librit biografik “Enver Hoxha” një ditë pas publikimit në “Gazetën Shqiptare” të intervistës me Teuta Hoxhën, bashkëshorten e Ilir Hoxhës e cila në bazë të materialeve që paraqiti e quante librin biografik.
Që në fillim të intervistës Teuta Hoxha u shpreh se nuk do të merrej me anën historike të librit të Fevziut por me atë personalen, pjesë e së cilës ka qenë ajo vetë. Ndërkaq, sot kemi intervistuar autorin i cili sjell opinionet e kundërshtitë e tij në lidhje me këtë debat, sipas tij të nevojshëm.
Intervista e Teuta Hoxhës për shumëkënd që e lexoi duket bindëse pasi është mbështetur në dokumente arkivore, ditarët e Enver Hoxhës, në librat me kujtime të tij dhe Nexhmije Hoxhës duke mos përjashtuar dhe atë vetë që ka jetuar pranë tij. Cili ishte opinioni juaj kur e lexuat intervistën e saj?
Nuk është se unë ndaj të njëjtin opinion me të dhe nuk besoj se ishte një intervistë e mbështetur mbi dokumente. Përkundrazi, zonja Hoxha merrej me detaje, por nuk thoshte asgjë, për asnjë nga dokumentet që përfshin libri. Por për këtë do të flas më pas. Ndihem shumë mirë që zonja Hoxha reagoi dhe kisha tre javë që e prisja këtë gjë. E ftoj atë ta debatojmë këtë gjë edhe në televizione, ku të dojë ajo. Siç e ftoj të shprehet më gjatë mbi këtë subjekt. Ftoj edhe zonjën Hoxha senior, Nexhmijen, që të japë komentet e saj mbi librin. Një subjekt i tillë duhet debatuar sa më shumë dhe kjo do të ishte gjëja më e mirë.
Ju keni shkruar librin biografik për Enver Hoxhën sipas jush bazuar në dokumente ndërkaq, Teuta Hoxha ne intervistën dhënë për “Gazetën Shqiptare” thotë se për 77 vitet e Enverit ju keni paraqitur në libër vetëm 25 dokumente një pjesë e të cilave sipas saj të dyshimta pasi nuk janë me shkrimin e tij?
Unë nuk kam numëruar se sa dokumente ka libri, por ju që jeni në zyrën time tani, mund të shihni më shumë se 1200 fletë dokumentesh që lidhen me Enver Hoxhën. Libri është konceptuar si publicistikë historike dhe librat e shkruar në këtë mënyrë, qoftë nga Misha Glen qoftë nga Simon Montefiore nuk mbyten me dokumente sepse bëhen të vështirë për tu lexuar nga lexuesit. Për shembull, unë i jam referuar disa herë një libri brilant me dokumente për Pleniumin e Beratit të vitit 1944, publikuar nga studiuesit Ndreçi Plasari dhe Luan Malltezi shumë vite më parë. Libri ka me mijëra dokumente, por nuk ka shkuar masivisht tek lexuesit sepse leximi i dokumenteve në vetvete është i vështirë. Në funksion të këndvështrimit të librit serviren dhe dokumentet. Këndvështrimi im është ai i marrjes dhe konsolidimit të pushtetit brenda partisë Komuniste dhe më pas Partisë së Punës së Shqipërisë. Për këtë gjë kam paraqitur një seri dokumentesh. Edhe një prej tyre i vetëm shërben për të kuptuar stilin dhe filozofinë politike të Enver Hoxhës e jo më të gjithë bashkë. Zonja Hoxha merret me rininë dhe fëmijërinë, por nuk thotë asgjë për vrasjet brenda Partisë Komuniste.
(Intervisten e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)
Lidhje te tjera INTERVISTA E PLOTE E BLENDI FEVZIUT INTERVISTA, Nusja e Enver Hoxhës: Libri, një trillim pa fakte