Bashkia përkujton 67-vjetorin e çlirimit të Tiranës
TIRANE - Nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës Jorida Tabaku e Edmond Panariti nderuan dëshmorët e Atdheut të rënë për çlirimin e Tiranës, në përkujtim të 67-vjetorit të kësaj ngjarje.
Nënkryetarët e Bashkisë, krerët e Këshillit Bashkiak, përfaqësues të Prefekturës së Tiranës, Këshillit të Qarkut, kryetarët e njësive bashkiake dhe të Shoqatave të Veteranëve të Luftës, vendosën kurora pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”. Të pranishëm në ceremoninë e nderimit të Dëshmorëve nën tingujt e Bandës së Qytetit, ishin edhe drejtuesit e Njësive Bashkiake.
Nënkryetari i Bashkisë Edmond Panariti deklaroi se 17 Nëntori është një ditë simbol për Tiranën, do të kujtohet vazhdimisht ndër breza.
17 Nëntori shënon fundin e terrorit fashist mbi Tiranën dhe është një ditë emblemë e ngadhnjimit të Tiranës dhe banorëve të saj mbi pushtuesin nazifashist. Është frut i sakrificave të luftëtarëve të rezistencës, të atyre qindra dhe mijëra bijëve dhe bijave, që u sakrifikuan në altarin e lirisë.
17 Nëntori shënon “de facto” edhe fitoren përfundimtare të Shqipërisë, mbi pushtuesin nazifashist”- deklaroi Panariti.
I pyetur nga media për arsyen e ceremonisë tek memoriali “Nënë Shqipëri”, nënkryetari i Bashkisë u shpreh se është një zgjedhje e natyrishme.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Çlirimi i Tiranës, Rama homazhe tek 'Ushtari i panjohur'