E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski akuzonshqiptarët për kishënnë Kala

SHKUP- Kryeministri Nikola Greuvski lidhur me rastin në Kala të Shkupit, ka kërcënuar sot subjektet politike shqiptare - BDI-në dhe DR-në. Gruevski ka thënë se si kryeministër nuk do të lejojë që dikush për qëllim të përfitimeve të pikëve politike të krijojë tensione mes njerëzve dhe të rrënojë objekte, të cilat, sipas tij, janë trashëgimi kulturore.

Gruevski, madje, u ka bërë thirrje institucioneve përkatëse që ta zbardhin rastin dhe fajtorët t’i nxjerrin para drejtësisë. “Si politikan dhe si kryeministër nuk do të lejoj që disa palë të interesuara, ngjarjet e këtilla ti shfrytëzojnë për qëllime të tyre personale dhe politike apo nga ana tjetër t'i shndërrojnë në interesa personale dhe politike dhe të krijojnë tensione mes njerëzve. As që do të lejoj që dikush të pengoj apo të rrënoj objekte të cilat janë trashëgimi kulturore dhe trashëgimi e mbrojtur kulturore në Republikën e Maqedonisë. Në këtë aspekt mendoj se institucionet duhet ta kryejnë punën e tyre, secila në bazë të kompetencave të saja”, ka thënë Gruevski.

Ai ka kritikuar ashpër edhe kryetarin e DR-së, duke e akuzuar për përhapje të urrejtjes fetare dhe nacionale. “Njëkohësisht u bëj thirrje disa politikanëve të caktuar që të mos e shfrytëzojnë rastin që të mbledhin vota, duke përhapur urrejtje fetare dhe etnike të tipit të Imer Selmanit. U bëj thirrje që me mirëkuptim dhe me dialog që ta zgjidhen punët. Ne veç kemi komunikim me partnerët tanë të koalicionit dhe jam i sigurt se edhe ky problem do të tejkalohet me bisedime dhe dialog”, ka thënë Gruevski.
(m.a/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›