E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fidel Kastro mbeshtet Obamen

Kur gara per Shtepine e Bardhe eshte ne kulmin e saj, kandidati demokrat per presidencen amerikane, Barak Obama e ka gjetur veten me nje admirues te papritur: Fidel Kastron.

Ish-presidenti kubanez thote se “Obama eshte shume me i zgjuar sesa John McCain”. “Eshte per t’u admiruar qetesia me te cilen ai sheh kundershtarin”, citohet Kastro ne nje artikull te botuar ne website-n “Cubadebate”, qe teksa lavderon Obamen, republikanin McCain e ve ne loje.

“Ishte nje nga studentet me te dobet te klases se vet ne Akademine Ushtarake ne West Point”, thote Kastro. “Ai nuk merr vesh fare nga matematika dhe kete e ka rrefyer dhe vete, keshtu qe merreni me mend sa mund t’i kuptoje politikat e ngaterruara ekonomike”, shtoi ish-presidenti kubanez.

Duke perdoruar sarkazmen, qe e ka shume per zemer, ish-diktatori i Kubes shtoi: “Ajo qe McCain ka me bollek jane vitet dhe shendeti, per te tjerat s`kam c’te them”.

Por pavaresisht aftesive te Obames, ajo qe Kastro sheh ne thelb tek amerikanet eshte nje popull racist dhe me kete arsyetim, miliona prej tyre nuk kane sesi ta pranojne, sipas tij, idene e nje presidenti me ngjyre.

“Eshte një mrekulli që nuk ka pesuar fatin e Martin Luther King”, vazhdon artikulli. Ne nje shkrim te tij te meparshem, Kastro i hidhte poshte te dy kandidatet per presidente.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›