E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Liga e Veriut: Takse per lejen e qendrimit

Liga e Veriut kerkon menyra te reja per kufizimin e fluksit te emigranteve drejt Italise. Per kete arsye, partia e ekstremit te djathte ne vendin fqinj ka propozuar nje projektligj, sipas te cilit, cdo emigrant qe mberrin ne Itali, do te detyrohet te paguaje nje takse prej 200 eurosh per lejen e qendrimit.

Nenkryetari i saj Lorenco Bodega e argumentoi fare thjeshte hapin e radhes per frenimin te vales se emigranteve.

“Te huajve qe vijne ne vendin tone u kerkojme te respektojne ligjet - tha Botega - ndersa amendamentet e paraqitura jane pikerisht ne funksion te ketij parimi”.

Liga e Veriut, nje prej aleateve me te fuqishme te Silvio Berluskonit, njihet mire per qendrimin e saj radikal dhe masat anti-emigranteve.

Ishte kjo parti qe hodhi nje vit me pare idene e nje leje-qendrimi me pike per te gjithe te ardhurit qe shkelin ligjin, ashtu sic jepet patenta ne Itali.

Qendrimi i anetareve te saj ishte po ashtu diskriminues ndaj myslimaneve kur sugjeruan mbajtjen e nje referendumi perpara ngritjes se shumedebatuar te nje xhamie ne Padova.

Megjithese shume nga iniciativat e kesaj partie prekin caqet e absurdit, popullariteti i saj kohet e fundit, eshte rritur ndjeshem.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›