Maqedoni, pritet miratimi i rezolutës për emrin

Parlamenti i Maqedonisë pritet që së shpejti të miratojë një rezolutë për unitet shtetëror dhe ndërpartiak për cështjen e emrit.
Seanca do të zhvillohet më 21 tetor.
Nismëtari për miratimin e kësaj rezolute, Tito Petkovski nga Partia e Re Social Demokrate(PRSD) paralajmëroi se qëllimi i saj është arritja e unitetit shtetëror dhe gjithëpartiak për cështjen e emrit.
“Duhet që patjetër të ketë konsensus midis pozitës dhe opozitës për cështjen e emrit”, theksoi Petkovski.