E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Emri", greket kunder propozimit te Nimic

Mbi 53 për qind e qytetarëve greke kanë hedhur poshtë propozimin e fundit të emrit “Maqedonia Veriore” të ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic.

Ne mediat greke publikohet nje ankete, ku theksoi se vetem 43 për qind e qytetarëve greke janë shprehur pozitivisht për propozimin “Maqedonia Veriore”.

Ndërkohë, zëvendës-sekretari amerikan Daniel Frid deklaroi se Athina dhe Shkupi duhet të pranojnë propozimin e fundit të bërë nga ndërmjetësi i OKB-së për emrin, Metju Nimic.

Shkupi dhe Athina po shqyrtojnë propozimin e fundit të përfaqësuesit të OKB-së, i cili paralajmëroi se dy palët negociatore duhet të shqyrtojnë për disa javë propozimin e tij të fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›