E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boshkovski: Do të kandidoj për president

Ish-ministri i brendshëm maqedonas, Lube Boshkovski deklaroi se ka si qëllim kandidimin e tij për postin e presidentit të vendit.

Duke folur për të përjavshmen maqedonase,"Fokus", Boshkovski u shpreh se shpreson të përfitojë nga votat e shqiptarëve.

Boshkovski ishte një prej të akuzuarve kryesorë për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë gjatë konfliktit të vitit 2001 në Luboten të Shkupit, por u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Hagës.

Zgjedhjet e ardhshme presidencial në Maqedoni do të zhvillohen në 15 mars të vitit të ardhshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›