Fidel Katro akuzon Meksikën për virusin H1N1
Havana - Fidel Kastro akuzon Meksikën se nuk ka bërë publik përhapjen e virusit të gripit të derrave përpara vizitës së presidentit amerikan Barak Obama. Reagimi i ish-liderit kubanes vjen pas konfirmimit të rastit të parë të virusit H1N1 në vendin e tij.
Viktima e prekur nga virusi vdekjeprurës u konfirmua dy ditë më parë, dhe ai është një student meksikan i mjekësisë, i cili ishte kthyer në muajin prill pas një vizite në vendin e tij.
Më 28 prill Kuba anuloi të gjitha udhëtimet ajrore në drejtim të Meksikës, vendim i cili shkaktoi zemërimin e presidentit meksikan, Filipe Kalderon. Ky fundit deklaroi para disa ditësh se do të anulojë udhëtimin e tij të planifikuar për në Kubë, si pasojë e vendimeve të marra nga qeveria e këtij vendi.
Ndërkohë, Fidel Katro i është kundërpërgjigjur: "Autoritetet meksikane nuk e informuan botën për përhapjen e virusit, duke pritur që Obama të kryente vizitën e tij. Tani ata na kërcënojnë se do të anulojnë vizitën e Kalderonit. E vetmja gjë që mund të konfirmohet tani është se virusi nuk është sjellë nga CIA. Ai erdhi nga Meksika".