Braçe vizitë në maternitet
Tiranë-Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Erion Braçe nga materniteti i Tiranës ka deklaruar se fëmijët shqiptarë janë futur në borxh nga qeveria e Sali Berisha. “Në rast se gjithsecili prej nesh kontribuon me taksat e tij për t’i pritur sa më mirë këta fëmijë, qeveria e Sali Berishës, vetëm dje, me borxhin prej 496 milionë dollarësh, i priti fëmijët e shqiptarëve me 165 dollarë borxh për frymë”-theksoi Braçe.
Ai shtoi se përgjatë këtij viti, Sali Berisha do ta çojë borxhin e këtyre fëmijëve të porsalindur në 200 dollarë për frymë dhe së bashku me stokun e borxhit të krijuar deri tani, pra deri në fillim të vitit 2008, borxhi për secilin nga fëmijët që lindin sot, do të arrijë në 2366 dollarë për frymë.
“Dua t’ju them që gjatë vitit 2009, borxhi, në raport me prodhimin e përgjithshëm kombëtar, do të shkojë në nivelin prej 60%, që do të thotë që në 100 lekë prodhim të përgjithshëm kombëtar që krijohet nga puna dhe djersa e çdo shqiptari që sot punon, 60 lekë do të shkojnë vetëm për borxh”-vijoi Braçe.