E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Fideli beson te Obama"

Fidel Kastro e ka shikuar ne televizor inaugurimin e Obames dhe thote se nuk ka asnje dyshim per "ndershmerine e Obames", duke e thyer keshtu heshtjen disamujore, me nje ese te botuar te enjten. Komentet nga ishte presidenti kubanez u publikuan pas takimit te tij me presidenten argjentinase, Kristina Fernandez, e cila u tha gazetareve se "Fideli beson te Obama". Takimi me Frenandez u dha fund thashethemeve te diteve te fundit se 82-vjecari Kastro ka perjetuar goditje ne zemer ose ka rene ne koma. "Une qendrova me Fidelin per rreth nje ore," ajo u tha gazetareve ne aeroport, kur po largohej nga Kuba, duke shtuar se, "ne diskutuam per shume gjera dhe ai dukej mire." Vete Kastro shkroi se takimi kishte zgjatur 40 minuta dhe se kishin shkembyer mendime rreth presidentit te ri te SHBA-se.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›