E Diel, 1 Nëntor 2026

Femija 11 muajsh fut babane ne burg

Nje bebe 11-muajshe e cila ishte duke luajtur me nje telefon celular, rastesisht ka thirrur policine, ndersa kjo ka rezultuar me arrestimin e babait te femijes, i cili ishte duke rritur marihuane ne shtepine e tij. Ky lajm eshte bere i ditur nga policia kanadeze. Xhandarmeria mbreterore kanadeze, ka derguar nje patrulle te policise kur nje thirrje ne numrin 911 ka ardhur, ndersa lidhja eshte nderprere pa ndonje fjale te thene. Policet menjehere jane nisur per ne adresen e shenuar ne nje lagje te Vancouverit. "Babai i femijes ka qene jashtezakonisht i hutuar kur e ka pare qe eshte thirrur policia per ne shtepine e tij, dhe kur ata erdhen ne shtepi, ai tha se nuk kishte ftuar policine", sqaroi policia. Gjate kontrollit rutinor ne shtepi, policia ka gjetur 500 fije te mbjella te marihuanes, dhe me pas ata arrestuan te dyshuarin 29-vjecar, babane e femijes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›