Fier Kater grabites ne pranga
Kater persona jane arrestuar dhe nje tjeter eshte shpallur ne kerkim per grabitje me arme. Operacioni Rrepet e Greshices i forcave te Policise se Fierit ka vene ne pranga Ismail Brakajn 24 vjec banues ne fshatin Sheq-Musalalaj Flogert Merkajn 22 vjec banues ne fshatin Vreshtas Armando Lalajn 28 vjec banues ne Fier dhe Albert Brakajn 27 vjec banues ne fshatin Sheq-Musalalaj te rrethit Fier. Ne kerkim eshte shpallur Dashnor Brakaj 29 vjec banues ne fshatin Sheq-Musalalaj. Arrestimi i tyre eshte bere dje pasi te rinjte akuzohen se me date 6 maj 2011 ne vendin e quajtur fshati Hekal i rrethit Mallakaster kane grabitur nje person duke e kercenuar me arme. Ata i kane marre 114 000 leke te reja dhe nje aparat telefoni celular. Po ashtu policia ka sekuestruar dhe celularin e vjedhur dhe nje automjet tip B. M. V me targa greke IHB 1222. Makina rezulton se eshte perdorur nga te rinjte gjate vjedhjes.