E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarande Goditet grupi kriminal

Tete persona kane perfunduar ne pranga si autore te dyshuar per grabitje dhe per vendosje te tritolit ndaj njerezve te policise. Sipas njoftimit zyrtar Policia e Sarandes ka bere te mundur arrestimin e nje grupi kriminal i cili dyshohet se ka kryer disa vjedhje ne kete qytetet. Ne pranga kane rene tete persona te cilet jane pjesetare te grupit kriminal te quajtur B13. Mes akuzave ndaj 8 te arrestuarve eshte dhe ajo per vendosje lendesh shperthyese ne automjetin e nje funksionari te policise se Sarandes. Te arrestuarit dyshohen se ne 9 maj te vitit 2010 kane vendosur tritol ne makinen e shefit te gatshem te policise se Sarandes Aleksander Lilo dhe ne makinen e shefit te krimeve te Sarandes Ilir Zhupa ne nentor te vitit 2010. Ne pranga kane rene Armando Zholi 22 vjec Sentjon Lame 24 vjec Artan Prenga 19 vjec Zef Prenga 52 vjec Ylli Kola 17 vjec Sildjon Sulejmani 20 vjec Osman Abazi 16 vjec dhe Kristjan Ruci 15 vjec. Banda e te rinjve mes te cileve dhe dy adoleshente jane autore te grabitjes se dhjetera makinave motoreve bizneseve dhe banesave prej vitit 2009 ne qytetin e Sarandes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›