E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e argjendarit gjykata liron te akuzuarin

Gjykata ka liruar per mungese provash 27-vjecarin kosovar Nexhat Mulaj i akuzuar si autor i vrasjes se argjendarit Rrapo Sinanaj

Gjykata e Tiranes ka liruar per mungese provash te dyshuarin kryesor per vrasjen e pronarit te argjendarise ne rrugen Ferit Xhajko ne kryeqytet me date 21 tetor. Nje jave pas ngjarjes policia e Tiranes arrestoi 27-vjecarin nga Kosova Nexhat Mulaj per vepren penale te vrasjes me pasoje vdekjen e shtetasit Rrapo Sinanaj 59 vjec dhe per armembajtje pa leje. Ne cilesine e proves materiale u sekuestruan 5 cope karta identiteti ne emer te autorit Nexhar Mulaj ku 4 prej tyre ishin leshuar nga autoritetet kosovare ndersa 1 karte leshuar nga autoritet shqiptare. Gjykata e Tiranes me kerkese te prokurorise caktoi dy here rresht masen e sigurise burg me afat 30-ditor ne menyre qe ti jepej kohe prokurorise dhe policise per mbledhjen e provave te tjera per vertetimin e autoresise. Mesditen e djeshme gjykata pasi ka vleresuar pretendimet e paleve ka liruar per mungese provash te dyshuarin per vrasje Nexhat Mulaj. Gjykata i kishte dhene vetem 30 dite kohe prokurorise per te mbledhur fakte per kosovarin e arrestuar per vrasjen e argjendarit Rapo Sinanaj pasi aktualisht arrestimi eshte bazuar vetem ne nje deshmi.

Arrestimi

Nexhat Mulaj i lindur ne Vitak te Komunes Skenderaj Kosove dhe banues perkohesisht ne Tirane u prangos fillimisht per vjedhje me arme me pasoje vdekjen nderkohe qe mesohet se 27-vjecari kishte ardhur ne Tirane vetem pak dite para krimit. Arrestimi i Mulajt u be pas hetimeve nga strukturat e hetimit te krimeve te renda ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Tiranes ne bashkepunim te ngushte me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor te Tiranes. Ne cilesine e proves materiale u sekuestruan 5 karta identiteti ne emer te autorit Nexhat Mulaj ku 4 prej tyre ishin leshuar nga autoritetet kosovare ndersa 1 karte nga autoritetet shqiptare. Megjithate duket se policia ka deshtuar me kete arrestim ashtu sic ka ndodhur ne disa raste te tjera. Vec nje deshmie ne gjykate nuk eshte derguar asnje prove tjeter per te arrestuarin Nexhat Mulaj. Madje ai ka deklaruar se nuk kishte asnje lidhje me vrasjen. Prokuroria e ka akuzuar edhe per dokumente false por ai eshte shprehur se ato ishin te rregullta. Edhe per keto dokumente policia dhe prokuroria kane nisur hetimet. Policia ka kontrolluar banesen e tij dhe te disa miqve ne Tirane por nuk ka mundur te zbuloje asnje fakt tjeter inkriminues mbi kete person per me teper mbetet e pazbuluar arma e krimit e cila do te ishte celesi i zgjidhjes se ceshtjes. Nje rast i ngjashem me policine e kryeqytetit ka ndodhur disa muaj me pare kur nje person u arrestua dhe u la i lire pas 30 ditesh. Ai u arrestua per vrasje por asnjehere nuk u mblodhen prova per dyshimet e policise. Nderkaq ne operacionin Pritja e gjate policia e kryeqytetit arrestoi per grabitje kazinosh gjashte persona kater nga Tepelena dhe dy nga Dibra nderkohe qe keta dy te fundit u lane te lire pasi rezultoi se nuk ishin te implikuar ne keto vepra penale. Ata qendruan gabimisht ne burg per 20 dite duke u rrezikuar edhe pranimin ne universitet. Por keto nuk jane rastet e vetme te regjistruara pavaresisht se disa nga te liruarit mund te kene pasur lidhje me ngjarje te ndryshme por nuk u jane faktuar nga grupet hetimore.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›