Halimi prokurorise Mase prokuroreve per djalin e Xhuvanit denim qesharak
Ministri i Drejtesise i ka kerkuar Presidentit te Republikes dhe prokurores se Pergjithshme qe te procedohen prokuroret te cilet hetuan djalin e deputetes se PS-se Luiza Xhuvani
Nisjen e procedimit per kreun e Prokurorise se Tiranes dhe prokurorin qe hetoi djalin e deputetes Luiza Xhuvani. Kjo ka qene kerkesa drejtuar prokurores se Pergjithshme Ina Rama dhe Presidentit te Republikes Bamir Topi nga ministri i Drejtesise Eduart Halimi. Kjo kerkese erdhi pas raportit te hartuar nga Ministria e Drejtesise per gjykimin e rastit te Kostandin Xhuvanit i cili u denua me dy vjet burg per vrasjen e shokut te tij ne 12 shkurt te rruga Ali Visha ne kryeqytet. Raporti mbi ceshtjen e djalit te deputetes socialiste Luiza Xhuvani eshte hartuar pas inspektimit te dosjes ne gjykate dhe prokurori. Ministri i Drejtesise Eduart Halimi ia ka percjelle raportin Presidentit te Republikes duke e cilesuar te papranueshem vendimin per ndeshkimin me dy vjet burg te agresoreve te jetes se qytetareve. Siguria publike cenohet rende ne rast se politika penale ndaj agresoreve te jetes se qytetareve ushtrohet ne menyre selektive nga prokuroria te ciles Kushtetuta ne nenin 148 ia ka besuar kete funksion per ushtrimin e ndjekjes penale dhe perfaqesimit te akuzes ne gjykim. Nje politike penale qe kerkon vetem 2 vjet burgim ndaj agresoreve te jetes se qytetareve eshte e papranueshme - shprehet Halimi. Sipas tij barazia para ligjit eshte nje parim qe nuk mund te shkelet. Kostandin Xhuvani djali i artisteve Gjergj e Luiza Xhuvani u deklarua i fajshem per akuzen e Vrasjes se kryer ne kapercim te kufijve te mbrojtjes se nevojshme. Ne te njejtin vendim Gjykata e Tiranes denoi me 14 muaj burg edhe Albi Zelen per akuzen e Moskallezimit te krimit. Ministri i Drejtesise z. Eduart Halimi ne vijim te deklarates per inspektimin ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane dhe Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Penal Tirane i ka derguar Presidentit te Republikes Bamir Topi dhe prokurores se Pergjithshme Ina Rama perfundimet e ketij inspektimi. Raporti i inspektimit bazuar ne nenin 56/4 te ligjit nr. 8737 date 12.2.2001 Per organizimin dhe funksionimin e prokurorise ne Republiken e Shqiperise i ndryshuar eshte perqendruar ne njohjen e ecurise se ceshtjes ne perputhje me rekomandimet vjetore te dhena nga Keshilli i Ministrave per luften kunder kriminalitetit respektimin e parimeve te drejtesise barazise dhe ligjshmerise se veprimtarise se prokurorit ne marredheniet e tij me subjektet e tjera te procedimit penal ecurine e politikes penale dhe ne vecanti politiken e denimit te ndjekur nga organi i prokurorise ne rastin konkret. Ministri i ka kerkuar Presidentit te Republikes dhe prokurores se Pergjithshme qe ne baze te nenit 149 te Kushtetutes te ushtrojne kompetencave te tyre per inicimin e procedimit disiplinor per prokurorin e ceshtjes konkrete dhe drejtuesin e Prokurorise se Tiranes.
Letra e Halimit
Ne letren e tij drejtuar Presidentit ministri i Drejtesise mban ne konsiderate faktin qe kompetencat kushtetuese te Presidentit te Republikes ndonese nuk mund te ndikojne ne ndryshimin e vendimeve te dhena nga sistemi i drejtesise jane me rendesi te jashtezakonshme paresore dhe me autoritetin e mjaftueshem per te vene perpara pergjegjesise prokuroret qe abuzojne me ligjin ne mase te tille qe godasin ne menyre agresive dhe te drejtperdrejte sigurine publike te qytetareve dhe integritetin e sistemit te drejtesise ne pergjithesi. Ne letren e tij derguar prokurores se Pergjithshme ministri thekson se mbrojta e jetes se individit ashtu sic parashikon nenin 21 i Kushtetutes eshte detyre themelore e te gjitheve vecanerisht e autoriteteve publike dhe kerkon domosdoshmerisht sigurine publike per qytetaret e ketij vendi. Nje politike penale qe kerkon vetem 2 vjet burgim ndaj agresoreve te jetes se qytetareve eshte e papranueshme - shprehet Halimi. Ministri ne mbeshtetje te nenit 35 te ligji Per organizimin e pushtetit gjyqesor ne Republiken e Shqiperise si dhe nenit 31 te ligjit Per organizimin dhe funksionimin e Keshillit te Larte te Drejtesise te ndryshuar i ka derguar raportin edhe gjyqtarit te ceshtjes duke i dhene te drejten te paraqese pretendimet e tij lidhur me konstatimet procedurale te gjetura gjate procesit gjyqesor duke mbajtur parasysh modelin e sistemit gjyqesor ekzistues ne Shqiperi si dhe tagrin e plote te prokurorise si perfaqesuese e akuzes penale dhe politikes penale ne emer te shtetit sipas nenin 148 te Kushtetutes.
Reagimi prokurorise
Pas deklarates se ministrit te Drejtesise ka reaguar edhe Prokuroria e Pergjithshme. Me ane te nje njoftimi per shtyp institucioni i akuzes e konsideron deklaraten e ministrit Halimi si nje nderhyrje te rende ne funksionimin dhe pavaresine e sistemit gjyqesor si dhe nje presion i hapur ndaj gjykates dhe prokurorise ne kushtet kur nje ceshtje eshte ende ne gjykim. Ceshtja ndaj shtetasit Kostandin Xhuvani eshte ende ne gjykim pasi eshte ne pritje per tu shqyrtuar nga Gjykata e Apelit ndaj eshte e pashpjegueshme qe nje titullar politik te nderhyje e te deklarohet pa u ezauruar te gjitha shkallet e gjykimit - thuhet ne deklaraten e prokurorise. Sipas prokurorise ministri i Drejtesise nuk eshte pjese e gjykimit dhe per vendimin e nje gjykate mund te shprehet vetem nje gjykate e shkalles me te larte. Ndersa ne lidhje me akuzen e Halimit per mosrespektimin nga ana e prokurorise te parimeve te drejtesise barazise organi i akuzes deklaron se i vetmi institucion kushtetues i cili kualifikon vepren penale per te cilen duhet te deklarohet fajtor llojin dhe masen e denimit te pershtatshme eshte vetem gjykata. Kompetencen per drejtesine e ketij vendimi apo fuqine per ta ndryshuar ate e ka vetem nje gjykate me e larte por kurrsesi nje organ ekzekutiv - thuhet ne deklarate.