E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier- Merr flakë në ecje automjeti, lëndohen bashkëshortët

NE-FLAKEFier- Një makinë ka marrë flakë në ecje mëngjesin e së premtes në aksin rrugor Fier-Lushnje.

Burimet e policisë bëjnë me dije se brenda automjetit ndodhej  një çif bashkëshortësh, Sulejman Sula dhe Alie Sula, përkatësisht 60 dhe 51 vjeçë.

Shkaqet mbeten ende të paqarta për shpërthimin, teksa dyshohet se ka qenë i qëllimshëm.

Automjeti është djegur plotësisht ndërsa dy personat e lënduar janqë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia nisi punën në terren për hetimiyn e këtij shpërthimi dhe për të përcaktuar shkaqet e vërteta të tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›