Gjirokastër- Kapen 65 kg marijuanë, në pranga dy persona
Gjirokastër- Një sasi prej 65 lëndë narkotike marijuanë është sekuestruar mëngjesin e sotëm në afërsi të Korodhocës në Gjirokastër.
Burimet e policisë bëjnë me dije se droga ishte fshehur brenda një furgoni me targa KO 43 53 B, në të cilin udhëtonin dy shtetas nga Korça.
Lënda narkotike ishte futur në një çantë të madhe 25 pako me nga 2.6 kg secila dhe ishte vendosur poshtë disa thasëve me qepë.
Policia ka ndaluar shtetasit: Jetnor Vreshtulla 33 vjeç dhe besnik Kosturi 44 vjeç të cilët e kishin blerë drogën në lazarat por nuk dihet destinacioni i saj.
Forcat policiore po punojnë për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.