Elbasan, përfitoi ilegalisht 3.7 mln $, pranga biznesmenit
ELBASAN- Policia e Elbasanit bën me dije se ka finalizuar me sukses operacionin ‘Cean’, ku ka rënë në pranga biznesmeni Vaid Tarja 29-vjec, pronar i shoqërive “U&E MANAGMENT”, “ALBA-CLEAN”, dhe “SILVIO”.
Nga hetimet paraprake mësohet se Tarja ka përfituar ilegalisht 3.705.555 USD, pasi në shtator të vitit 2010 ka realizuar një shitje, të cilën nuk e ka deklaruar në organet tatimore.
Sipas policisë shuma prej 3.705.555 USD rezultoi të jetë tërhequr nga llogaritë bankare të shoqërisë “U&E Managemant” sh.p.k, kur Tarja ka qenë në detyrën e administratorit të kësaj shoqërie.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se fshehja e shitjes ka qenë e qëllimshme duke synuar në këtë mënyrë mosdeklarimin e të ardhurave dhe si rrjedhojë shmangien e detyrimeve tatimore, ndërkohë, të gjithë shumën e përfituar në mënyrë të paligjshme biznesmeni Tarja ka tentuar ta investojë në biznese të ligjshme, duke krijuar dhe shoqëri të ndryshme.
Biznesmeni 29-vjecar akuzohet për veprat penale të “Shpërdorimit të kompetencave”, “Fshehjes së të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.
(e.m/BalkanWeb)