E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet një 29-vjeçar, vodhi materialet e censusit

Për këtë arsye, policia i vuri prangat shtetasi Lorenc Lumani, 29-vjeç, lindur dhe banues në Komunën e Piskovës.

I riu, edhe pse ishte shkarkuar nga puna në javën e tretë të procesit të censusit, kanë hyrë dje në ambientet e komunës së Piskovës, duke marrë prej andej dy kuti me materiale shkresore të regjistrimit të popullsisë.

Sipas policisë, kutitë brenda tyre, kishin formularë të paplotësuar dhe ndodheshin gati për transport drejt kryeqytetit. 29-vjeçari kishte shqyer derën e zyrës ku ndodheshin materialet e censusit.

Policia nisi hetimet dhe zbuloi se Lumani ishte autor i vjedhjes së materialeve dhe dëmtimit të derës.  I riu është gjetur në banesën e tij dhe u arrestua menjëherë sapo iu gjetën formularët e grabitur. /Start/

                                                                                             2011-10-27 10:54
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›