E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cmenduria e Gentit rremben edhe Xhoin

Besoj se jane te shumte ata, qe e njohin Gent Bejkon, si njeri te pasionuar pas motoreve. Sepse kete hobi te vecante aktori i “Portokalli” nuk ngurron ta tregoje kudo. Nese gjate sezonit te shfaqjeve, Genti shkonte ne pune me motor, tani ai e shfrytezon mjetin e tij per te dale mbremjeve ne Bllok. Dhe duket, se as Xhoi nuk ka mundur ta largoje Gentin nga cmenduria e tij per motorrat. Bashkeshortja e tij eshte detyruar te behet gjithashtu pjese e ketij hobi. Paparazzi yne e ka fotografuar ciftin ne rruget e bllokut vetem nje nate me pare. Madje si per treguar natyren e tij, apo qofte edhe per t’iu pershtatur motorit, Genti mban ne koke nje skafander shume te vecante dhe syze te kuqe, qe duket se nuk e pengojne aspak shikimin e tij gjate mbremjes. Me kete pamje, ai ka terhequr jo vetem vemendjen e paparazzit tone, por edhe te atyre, qe ndoshta nuk e njihnin per te tille.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›