E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cimi kthehet nga pushimet dhe shoqerohet me Rominen

Ka mjaftuar qendrimi brenda shtepise se “Big brother”, qe ata te shnderroheshin ne persona, qe meritonin vemendje. Dhe ne fakt ia kane dale. Sepse edhe pse u bene disa jave, qe spektakli eshte mbyllur, protagonistet e ketij”Reality show”, vazhdojne te jene pjese e shtypit dhe te gazetave, thuajse cdo dite. Te reja mbi Polin dhe Inen, Najaden dhe Olsin, Arbrin dhe Besarten gjen thuajse cdo dite ne faqet e gazetave. E keshtu, protagonistet e “Big brother” jane bere subjekt edhe per paparazzin tone. Ata jane fotografuar mbremjen e se enjtes, ndersa kane qene duke shijuar oret e vona ne ambientet e “Lolly pop”. Kemi pare me shpesh ne kryeqytet kohet e fundit Inen dhe Polin. Por kete radhe ne shoqerine e tyre jane edhe Cimi, Romina dhe Dorina. Mesojme se, Cimi sapo eshte kthyer nga pushimet ne Turqi dhe nuk ka humbur kohe te takohet me miqte e tij te shtepise. Na ben pershtypje ne fakt, miqesia e tij me Rominen, me te cilen brenda shtepise nuk ka pasur marredhenie shume te mira. E si per te treguar, se gjithcka ishte pjese e lojes, ata ulen tashme ne te njejten tavoline dhe bejne humor, duke ia lene grindjet te shkuares.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›