Fier 154 te helmuar ne tete muaj
FIER- Vera e ketij viti duket se ka shenuar nje rekord intoksikimesh ne rrethin e Fierit. Sipas statistikave te spitalit rajonal mesohet se rastet me te shumta i perbejne femijet te cilet nga pakujdesia e te rriturve kane konsumuar medikamente e per pasoje jane helmuar.
Nderkohe qe statistikat e spitalit nxjerrin gjithashtu raste te shumta te helmimeve nga gazi nga zonat e naftes si dhe nga pickimi i insekteve te rrezikshem. Ne tete muajt e pare te ketij viji ne spitalin e Fierit jane shenuar 154 raste helmimesh te ndryshme dhe rreth 50 per qind e tyre jane femije. Helmimet ne shumicen e rasteve te regjistruara per kete vit rezultojne te kene ndodhur nga perdorimi i medikamenteve hidrokarburet lendet kimike gazi dhe fostoksina. Nga fostoksina statistika tregojne se jane shenuar edhe pese viktima. Intoksikacionet e shkaktuara tek femijet kane ndodhur si shkak ipakujdesise se prinderve apo personave te tjere ne familje qe i kane lene ne vende te dukshme qe me pas jane marre nga femijet dhe jane gelltitur. Por ndryshe nga femijet te rrituri kane perdorur keto medikamente me vetedije me qellim dhenien fund te jetes si shkak i problemeve sociale dhe ekonomike. Personat ne fjale jane trajtuar nga bluat e bardha ku shume prej tyre jane rikthyer edhe ne jete. Situata qe nga fillimi i ketij viti deri me sot eshte e rende. Sa vjen e rritet numri i intoksikacioneve. Streset dhe ekonomia e dobet kryesisht tek te rriturit kane shtuar shume rastet e vetehelmimeve. Nga medikamentet 34 raste jane shenuar tek te rriturit dhe 22 jane femije. Nga gazi 14 jane te rritur dhe 12 femije. Nga hidrokarburet e naftes jane 15 te rritur dhe 3 femije. Nga lende kimike qe perbejne edhe rastet me te shumta shenohen 50 te rritur dhe 11 femije. Nga fostoksina jane 18 te rritur dhe6 jane femije te cilet e kane pire kete helm nga moskujdesi i prinderve ashtu si dhe tek ilacet. Theksojme se edhe kete vit fostoksina ka shenuar viktima dhe regjistrohen pese te tilla. Grupmoshat qe perdorin fostoksine jane 15-47 vjec- thane burimet zyrtare te Spitalit te Fierit. Lidhur nderhyrjet e mjekeve per rastet e intiosimit ne pergjithesi bluzat e bardha te spitalit Fier shprehen se eshte bere terapia intensive e mundshme ndaj shume prej tyre kane dale te permiresuar dhe pothuaj te sheruar. Shifra te larta kete vit shenohen edhe nga helmimet si shkak i pickimit te insekteve te rrezikshme. Numri i tyre shkon ne 40 persona ku 22 i perkasin nje moshe te rritur dhe 18 jane femije. Ne pjesen me te madhe pickimet nga insektet kane ndodhur ne zonat rurale. Pothuaj te gjitha rastet jane shenuar nga merimanga e zeze. Ne asnje rast nuk ka pasur viktima.