E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, 20-vjecari vdes ne spital

Fier- Vdekje e dyshimte per nje 20-vjecar nga qyteti i Fierit. Orion Dano eshte shtruar kater dite me pare ne spital, me simptomat e virozes se gripit, por me pas eshte nisur drejt Senatoriumit te Tiranes per mjekim te specializuar, ku ka humbur edhe jeten. Familja dhe miqte e te ndjerit hedhin dyshime se behet fjale per nje pakujdesi te bluzave te bardha, por mjeket e Spitalit Rajonal Fier hodhen poshte cdo hipoteze, duke u shprehur se tek i riu ishte diagnostikuar nje semundje e rralle dhe e rende ne veshka, qe i shkaktoi edhe vdekjen. Do te priten analizat perfundimtare, per te deklaruar edhe shkakun e ngjarjes.

Familja

Familja Dano, banon ne lagjen "Kongresi i Permetit" ne Fier. Djali i tyre, Orioni, ishte ankuar per prekjen nga viroza gjate diteve te fundit, derisa kater dite me pare shtrohet ne spital ku dhe mjekohet per gjendje gripale. Prinderit e tij, Luan dhe Teuta Dano jane kujdesur ne cdo moment, derisa mjeket vendosen qe nje dite me pas ta nisnin ne Tirane per mjekim me te specializuar, pa dhene asnje shpjegim. Derisa mbremjen e se dieles familjaret moren lajmin se perkeqesimi i gjendjes shendetesore, ka ardhur nga nje semundje ne veshka qe i shkaktoi edhe vdekjen 20-vjecarit. "Kishte dite qe ankohej se kishte keputje dhe shenjat e gjendjes gripale. E derguam ne spitalin e Fierit dhe me pas na thane se do te dergohej ne Tirane", thone familjaret per gazeten "KJ". Orioni eshte shtruar ne katin e gjashte te Senatoriumit ne kryeqytet, per semundjet e brendshme. "Nuk e morem vesh se si iku kaq shpejt nga kjo bote dhe ne ate menyre", thane familjaret te pikelluar nga humbja, ndersa nuk dhane asnje shpjegim tjeter. Por ata kane pasur dyshime per diagnozen dhe presin nje pergjigje zyrtare.

Mjeket

Shefi i repartit te Patologjise ne Spitalin Rajonal te Fierit, Novruz Caushaj, tha dje per "KJ" se Orionit, i ishte shfaqur nje semundje e rralle ne veshka, te ciles nuk arriti t'i shpetonte dot. "Pacienti kishte dite qe thoshte se ndihej i dobet fizikisht, nderkohe qe kishte simptomat e gripit. Por ne fakt ishte prekur edhe nga semundja ne veshka, ndaj e nisem per ne Tirane", thote Caushaj. Bluzat e bardha jane perpjekur te mos hapin panik, duke thene se me qellim qe te zbulohej semundja e rralle, eshte nisur drejt Tiranes per mjekim me te specializuar. Por ne kartelen personale te Orion Danos, jane shkruar pikerisht si shkak i shtrimit, simptomat e virozes se stines. "Ky rast ka marre prej mjekeve te Fierit vetem viziten e pare mjekesore. Nuk besoj se gripi eshte bere shkak per fundin fatal, pavaresisht reagimit te te afermve", eshte shprehur per gazeten shefi i Patologjise,

Shendeti Paresor: Viroza eshte nen kontroll

Edhe autoritetet e tjera vendore te shendetesise ne Fier dhe ata te Shendetit Paresor, perpiqen qe rasti ne fjale te mos perhape panik, nderkohe qe deklarojne se pervec virozes se stines, qe eshte nen kontroll te plote, asgje shqetesuese nuk ekziston. "Ne presim edhe pergjigjen zyrtare nga Tirana, por mendoj se gjithcka ka qene e qarte, pasi pacienti ka pasur nje semundje te rralle e te rende", thane zyrtare te institucioneve shendetesore. Ata kane marre shpjegime edhe nga mjeket e spitalit per kete rast.

Shoket: Orioni nuk kishte

pasur kurre shqetesime

Orion Dano, kishte perfunduar shkollen e mesme dy vjet me pare dhe per shkak te mungeses se te ardhurave financiare, kishte vendosur te punonte per pak kohe dhe me pas te konkurronte per shkollen e larte. Shoket e klases qe kane mbaruar se bashku me te shkollen, kane pohuar se Orioni ka qene nxenes i mire. Shoket shprehen se ngjarja ishte e papritur dhe e dyshimte, pasi ai nuk kishte pasur shqetesime shendetesore me pare. "U habitem kur mesuam se Orioni nuk jetonte me, ishte e pabesueshme", thane ata.

Novruz Caushaj.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›