E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpronesimet ne superstrade, Banoret rinisin protestat ne Milot

Milot- Banoret e Milotit i rikthehen protestave te tyre per shpronesim vetem nje dite pas vizites se kryeministrit Sali Berisha dhe perurimit te punimeve ne superstrade. Mengjesin e djeshem ata kane dale ne rruge duke bllokuar punimet ne aksin Fushe-Kruje-Milot. Ata bene me dije se kane ngritur edhe nje padi per firmen qe kryen punimet, pasi ka hyre ne pronat e tyre, duke demtuar te mbjellat. Sipas Sander Nezhes, "banoret do vazhdojne cdo dite protestat, duke mos lejuar firmat te vazhdojne punimet". Diten e djeshme perfaqesia e banoreve ka depozituar edhe nje kallezim ne prokurori per "pushtim toke dhe demtime te qellimshme". Sipas Nezhes, vendimi ka qene unanim. "Na kane premtuar shume, por me teper mashtruar, duke na zaptuar pronat dhe refuzuar demshperblimin", shprehet i irrituar banori per "KJ". Ai kerkoi nderhyrjen e shtetit qe te mos lindnin konfrontime mes paleve. Banoret pretendojne se vlera e shpronesimit 250 leke metri katror eshte qesharake, ndersa nje pjese tjeter jane demshperblyer me 1400 leke metri katror. Te njejten gje pretendon edhe Tonin Berhani, nga Laci, per te cilin kompensimi eshte i pamjaftueshem.

A.B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›