Strategjia per Afganistanin
Nga Ron Synovitz
Presidenti Barack Obama tha se "strategjia dalese" e Shteteve te Bashkuara do te jete pjese e politikes se re gjitheperfshirese amerikane per Afganistanin dhe Pakistanin. Presidenti i Shteteve te Bashkuara Barack Obama tha se thirrja e tij per dergimin e trupave shtese ne Afganistan duhet te jete pjese e strategjise gjitheperfshirese, e cila ka komponente ushtarake, ekonomike dhe diplomatike. Obama tha se plani i ri duhet te fokusohet edhe ne Pakistanin, dhe duhet te permbaje nje "strategji dalese" per trupat amerikane te stacionuara ne Afganistan. Obama i beri keto komente te dielen ne emisionin "60 minuta" te rrjetit televiziv amerikan CBS. "Ajo qe nuk mund te bejme eshte qe vetem me qasjen ushtarake ne Afganistan te perpiqemi t'i zgjidhim problemet tona. Prandaj jemi duke kerkuar nje strategji gjitheperfshirese. Por duhet te kete edhe nje strategji dalese", tha presidenti Obama. Ai pritet qe gjate kesaj jave ta shpalle strategjine e administrates per luftimin e militanteve ne Afganistan. Keshilltaret civile dhe ushtarake kane rekomanduar se perpjekjet e Shteteve te Bashkuara ne rajon duhet te fokusohen ne nje prioritet kryesor. Obama tha se duhen nje varg ndryshimesh per te arritur kete. "Duhet te sigurohemi qe Al Kaeda te mos mund te sulmoje territorin e Shteteve te Bashkuara, si dhe interesat tona dhe te aleateve tane. Ky eshte prioriteti numer 1. Ne kuader te kesaj, duhet bere edhe shume gjera tjera. Mund te na duhet ta rritim kapacitetin ekonomik ne Afganistan".
"Mund te na duhet t'i permiresojme perpjekjet tona diplomatike ne Pakistan. Mund te na duhet qasje me rajonale e diplomacise, apo koordinim me efektiv me aleatet tane. Por nuk duhet te harrojme se misioni yne qendror eshte po ai mision, te cilin e ndoqem pas 11 shtatorit, 2001", tha presidenti amerikan.
Perfaqesuesi special i Obames per Afganistanin dhe Pakistanin, Richard Holbrooke, tashme disa muaj po punon per te ndihmuar hartimin e strategjise se re. Te shtunen, ai zbuloi se draft plani parasheh rritje te konsiderueshme te numrit te pjesetareve te Policise Kombetare te Afganistanit. Holbrooke sqaroi se projektimet e administrates Bush, ishin qe policia afgane te rritet vetem per 4.000 oficere gjate tre apo kater viteve, duke e cuar ne 82 mije numrin e pergjithshem te policeve afgane. "Me te gjithe qe biseduam, pa asnje perjashtim, si afganet, ekspertet e kryengritjes, qeveria apo ushtaraket amerikane, te gjithe na thane se kjo nuk eshte e mjaftueshme. Prandaj, bashke me aleatet tane dhe miqte ne qeverine afgane, po kerkojme rritje te konsiderueshme te policise. Ketu ka nje problem se per momentin, policet nuk jane edhe aq te mire, dhe kjo paraqet hallke te dobet ne zinxhirin e sigurise. Prandaj duhet t'i gjejme menyrat qe ta rritim numrin e policeve, por njekohesisht t'i bejme ata edhe me te mire", tha Holbrooke.
Draft plani gjithashtu parasheh qe ndihmat ushtarake amerikane per Pakistanin te varen nga bashkepunimi i duhur kunder ekstremisteve ne zonat kufitare pakistaneze afer Afganistanit. Nje rekomandim tjeter eshte ndarja e informatave te inteligjences ndermjet Pakistanit, ushtrise se Shteteve te Bashkuara dhe Afganistanit.