E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronesia, masakron nenen 86-vjecare

Elbasan- Djali rreh per vdekje nenen 86-vjecare per nje firme pronesie. Akti barbar ka ndodhur mesditen e djeshme ne Katund te Ri, fare prane qytetit te Elbasanit. Prene Tatoshi, eshte rrahur nga djali i saj Isak Tatoshi, 70 vjec, i cili banonte ne qytet. Policia nisi hetimet dhe ndaloi te moshuarin, per krimin e rrahjes me pasoje plagosjen e rende, ndersa si shkak i ngjarjes cilesohet refuzimi i dhenies se nje firme nga e demtuara, per shitjen e nje siperfaqe toke ne afersi te superstrades Elbasan-Metalurgji.

Vendngjarja

E moshuara banonte e vetme dhe mbijetonte me ane te te ardhurave, te siguruara nga pensioni. Ndersa djali 70-vjecar mesohet se jeton ne Elbasan se bashku me familjen. Dje ne mesdite, i moshuari ka shkuar ne shtepine e Prene Tatoshit dhe pasi i ka dhene ushqimin e perditshem, e ka rrahur ne menyre shtazarake, duke e qelluar me bishtin e kazmes dhe te mjeteve bujqesore. E moshuara ka kerkuar ndihme, por askush nuk eshte ndodhur aty prane. Pasi ka masakruar nenen, 70-vjecari eshte larguar per ne shtepine e tij. Disa nga fqinjet e kane gjetur plaken ne gjendje kome, te shtrire ne toke. Ata e kane ndihmuar dhe e kane derguar ne repartin kirurgjik, ne spitalin e Elbasanit. E moshuara ndodhet ne reanimacion, ne gjendje te rende per shendetin, pasi sipas mjekeve ka marre plage te shumta ne koke dhe ne pjese te ndryshme te trupit. Madje bluzat e bardha u shprehen se behet fjale per politraume dhe gjymtime, per shkak te goditjeve me mjete bujqesore.

Hetimet

Ne vendngjarje ka shkuar policia vendore, e cila pasi ka marre informacionin e nevojshem, ka ndaluar te dyshuarin Isak Tatoshi. Hetimet paraprake kane zbuluar dy pista te shkaqeve qe cuan djalin, te masakronte te emen. E moshuara viktime e dhunes, tregoi per hetuesit se u keqtrajtua nga i biri, pasi ai ishte ne gjendje te dehur. Por oficeret e Policise Gjyqesore zbuluan se shkak per konfliktin, ka qene arsyeja se 86-vjecarja nuk i jepte firmen djalit, per te shitur nje siperfaqe toke ne afersi te superstrades Elbasan-Metalurgji, e cila ka vlere te konsiderueshme ne shitje. Policia tha se ka nisur ceshtjen penale ne ngarkim te 70-vjecarit per "rrahje me pasoje plagosjen e rende".

Fatos Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›