E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitesit e pensioneve, deshton RENEA

Lezhe- Dekonspirimi ne radhet e policise, dyshohet se ka cuar ne deshtimin e disa operacioneve te forcave speciale te RENEA-s ne Lezhe, ne perpjekje per te arrestuar dy personat e dyshuar per grabitjen e bujshme prane Bankes Kombetare Tregtare. Ngjarja ka ndodhur duke u zbardhur dita e diel, kur dy grupe nga forcat speciale i jane drejtuar periferise se qytetit, ne nje hotel, emri i te cilit nuk behet i ditur. Nje grup tjeter ka udhetuar ne nje fshat prane qytetit, ku dhe ka pasur gjate aksionit shkembime zjarri. Por ne te dy rastet, te kerkuarit kane mundur te braktisin vendstrehimet, duke mos rene ne duart e bluve. Prej dites se diel ka nisur nje hetim per mundesine e nje dekonspirimi nga policia vendore. Burime zyrtare nuk dhane reagime ne lidhje me kete rast, duke u shprehur se vijojne hetimet per zbulimin dhe kapjen e grabitesve te maskuar, qe sulmuan dy punonjes te Postes Lezhe dhe moren nen kercenimin e armeve 5 milione leke.

Policia vendore kishte mundur qe gjate hetimeve, te identifikonte dy autoret e dyshuar te grabitjes se 5 milione lekeve dhe vendndodhjen e tyre. Per te kryer arrestimin jane njoftuar specialet e RENEA-s ne Tirane, te cileve u jane servirur detajet per objektivin. Fillimisht eshte lokalizuar i dyshuari qe strehohej ne nje hotel ne periferi te qytetit, ne nje dhome te katit te katert. Burime policore nuk dhane emrin e tij, por u shprehen se eshte rreth moshes 25 vjec. Ai mendohet te jete organizatori i grabitjes se 5 milione lekeve te pensionisteve lezhiane. Gjithcka ka nisur rreth ores 02:00 te mengjesit te se dieles, kur specialet kane vershuar drejt hotelit. Por i dyshuari sapo ka degjuar trokitjet ne dere, eshte hedhur nga dritarja mbi nje pallat aty prane dhe me pas ka humbur gjurmet. Efektivet kane hapur deren me force kur nuk i eshte pergjigjur njeri nga brenda dhe gjate kontrollit gjeten shtratin e ngrohte dhe sendet personale te te kerkuarit. Burime qe nuk pranuan te identifikoheshin, thane se mendohet per nje dekonspirim nga radhet, rast qe eshte nen hetim.

Por nuk ka perfunduar ketu misioni i RENEA-s, te cilet i jane drejtuar nje tjeter zone periferike ku kishte informacione se strehohej edhe i kerkuari i dyte. Trupat kane mundur te rrethojne te dyshuarin ne banese, por ai eshte informuar me pare per levizjet e bluve, duke arritur te arratiset. Gjate largimit ka pasur edhe nje shkembim zjarri pa te lenduar, kurse i kerkuari eshte pare te ikte duke kaleruar. Fillimisht specialet kane menduar se plagosen objektivin, por gjate kontrollit nuk zbuluan asnje njolle gjaku.

A. B.

Hetim per rrjedhjen e informacionit

Dyshimet per rrjedhjen e informacionit jane hedhur mbi Policine e Lezhes. Goditja ne te njejten kohe ndaj te dyshuarve per te njejten veper penale, ka lene te kuptohet se nje person ka njoftuar te kerkuarit. Per kete ngjarje ka nisur edhe nje hetim nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshem, nderkohe qe informacionet jane te rezervuara, deri ne sqarimin e rrethanave. Operacionet e RENEA-s mesohet se kane pesuar dy deshtime radhazi, kurse policia vendore, ka tentuar edhe tre here te tjera te kap te dyshuarit, por pa sukses.

Grabitja e bujshme ne mes te dites

Grabitja e dy punonjesve te Postes Lezhe sapo dolen nga BKT-ja, ka ndodhur rreth ores 10:30 te dates 12 mars te ketij viti. Ngjarja beri shume buje, ndersa policia deshtoi per arrestimin e autoreve, megjithese sulmi me arme dhe maska, ndodhi vetem pak metra nga qendra e qytetit dhe ne nje zone te mbipopulluar. Fillimisht autoret kane pritur per 30 minuta punonjesit qe kane terhequr 5 milione leke per pensionet. Ata qendronin ne nje makine dhe menjehere kane dale prej saj, duke kryer grabitjen me arme. Pas goditjes ata jane larguar duke qelluar ne ajer me automatik dhe me pas humben gjurmet. Policia gjeti dy dite me pas nje makine, por nuk percaktoi nese i perkiste te dyshuarve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›