E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fier 3 persona te armatosur grabisin argjendarine plagoset pronari

3 persona të maskuar dhe të armatosur kanë sulmuar një argjendari në mes të ditës në qendër të Fierit. Policia është vene në kërkim të tyre. 2 grabitës të maskuar kanë hyre në argjendari në kohën kur i zoti i saj Maksi Gjergji ndodhej i vetëm. Personi i tretë i priste jashtë argjendarisë ne një automjet.  Nën kërcënimin e një automatiku kallashnikov agresorët  i kërkuan pronarit të mos kundërshtonte ndërsa ata do të merrnin sendet me vlerë nga dyqani i tij.  Ky i fundit ka tentuar t,i pengojë dhe është ndeshur fizikisht me ta . Pasi e kanë goditur , grabitësit kanë marrë me shpejtësi gjithçka që ndodhej në vitrinën kryesore të argjendarisë dhe janë larguar me një automjet. Policia po heton duke iu referuar edhe pamjeve filmike të kamerës së sigurisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›