Ministri i Drejtesise nisme ligjore per reformimin e burgjeve

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, nëpërmjet faqes së tij zyrtare në Facebook, njoftoi se gjatë muajit maj do të propozojë nismën e radhës ligjore të reformimit të sistemit të burgjeve.
Sipas tij, qeveria do të angazhohet në ndërtimin e 4 burgjeve private, ku do të izolohen të dënuar deri ne 5 vjet burg dhe që janë me rrezikshmëri te ulet shoqërore. Si dhe rreth 3000 të dënuar që vuajnë dënimet jashtë territorit shqiptar.
Këto burgje, sipas ministrit, do te menaxhohen nga privatet duke ndjekur një model te ndërthurur anglez dhe amerikan
Burgjet private, ulin koston e ndërtimit dhe mirëmbajtjes per shtetin duke rritur cilësinë e shërbimit ne institucion si dhe garantojnë rehabilitimin e të dënuarve.