E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e ish-boksierit Ardian Levanti pa autor

Vrasja e ish-boksierit Ardian Levanti ka mbetur pa autor, pasi i arrestuari Pjetër Gjini është lirua për mungesë të provave, që implikojnë të riun në vrasjen e 28-vjeçarit, brenda pallatit në zonën e “Unazës së re”.
Prokuroria e Tiranës, për vrasjen e babait të dy fëmijëve, mësohet se ka listuar disa të dyshuar, por mungojnë provat konkrete për të provuar autorësinë e kësaj ngjarje. 
Sipas akuzës, vrasja dyshohet se është kryer për motive hakmarrje, pasi Ardian Levanti një muaj para vrasjes, është konfliktuar me disa të rinjë nga Rrësheni mes tyre Zef Gjinin, i cili mbeti i plagosur me thikë. Shkaku i kësaj plagosje, mësohet se ka qenë ish-boksieri Levanti, i cili është konfliktuar me të rinjtë për shkak zhurmës që ata bënin në pallat. Për këtë plagosje, në polici është dorëzuar i vëllai i viktimës Marianthi, i cili e ka marr përsipër krimin. 
Dy javë pas ngjarjes, me vendim të Gjykatës së Apelit, Marianth Levanti ka dal nga burgu. Ky lirim, dyshohet se ka irrituar të rinjtë, të cilët I kanë bërë prit ish-boksierit, të cilin në ndjekje e sipër e kanë qëlluar me 7 plumba. Të gjithë këto plagë, sipas akuzës, janë poshtë belit çka i kanë shkaktuar hemorragji të madhe, ku për pasoj ka ndërruar jetë babai I dy fëmijëve. 
Për prokurorin, këto janë vetëm dyshime pasi ende nuk është gjetur një provë konkrete, që implikojnë të rinjtë nga Rrësheni në këtë ngjarje. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›