QSUT, hiqen nga puna 112 sanitare
Rreth 112 sanitare te Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" duhet te lene detyren, pas nje vendimi te marre nga Ministria e Shendetesise dhe drejtoria e ketij institucioni. Te parat qe jane prekur nga ky vendim kane qene pastrueset e kirurgjise dhe te imazherise. Dje, 48 prej ketyre punonjesve kane marre zarfin, i cili u bente te ditur largimin nga puna, por jo shkakun apo arsyen perse merrej ky vendim. Te gjendura perballe nje situate te veshtire, te 48 punonjeset e sherbimit sanitar kane protestuar perpara Drejtorise se QSUT-se, por edhe aty nuk kane marre nje sqarim. I vetmi sqarim ka qene reforma, qe eshte ndermarre ne sektorin e pastrimit, por per largimin e punonjesve nga puna nuk eshte zbatuar asnje kriter. "Na thane qe duhet te plotesonim 4 kritere per te qendruar ne pune. Por, pavaresisht se i plotesoj keto kritere qe u percaktuan, perseri me hoqen nga puna, nderkohe qe nuk eshte pyetur as kryeinfermierja dhe as shefi i pavijonit", pohon nje prej sanitareve te kirurgjise. Sipas saj, dy prej sanitareve jane shkurtuar nga puna, nderkohe qe mbetet vetem nje ne pavijon dhe kjo pritet qe te sjelle probleme, pasi pavijoni ku ajo ka punuar ka nevoje per 5 sanitare, sipas struktures se hartuar nga shefi i pavijonit.
Protesta
Te rebeluara nga vendimi qe eshte marre kundrejt vendit te tyre te punes, por edhe mungesa e gjetjes se nje pune tjeter, i ka detyruar 48 punonjeset e sherbimit sanitar qe te protestojne para Drejtorise se QSUT-se. Duket se e njejta rruge do te ndiqet edhe nga pjesa tjeter e kolegeve te tyre, te cilat gjate ketyre diteve jane ne ankth, nderkohe qe drejtoria ka marre vendimin per reformimin e ketij sektori dhe largimin e 112 punonjesve sanitare nga puna. "Ky ishte nje vendim i padrejte, pasi nuk u pyet askush per kushtet ne te cilat jeton, nderkohe qe, per mua, kam vetem keto te ardhura. Si bashkeshorti ashtu edhe djali jane invalid, nderkohe qe e vetmja gje qe na mbante gjalle ishte paga ime prej 180 mije lekesh", ka pohuar nje prej sanitareve. Sipas saj, pavaresisht se ka mbi 14 vjet qe punon ne rrezatim, vendimi per largimin e saj nga puna ka qene "me short", nderkohe problem per te mbeten sigurimi i te ardhurave dhe gjetja e nje pune te re. Sipas Drejtorise se QSUT-se, gjate javes do te behet edhe komunikimi per 64 sanitaret e tjera, te cilat duhet te lene punen per shkak te kesaj reforme te ndermarre nga Ministria e Shendetesise, por qe po zbatohet nga Drejtoria e QSUT-se. Edhe largimi i 64 punonjeseve te tjera te sherbimit te pastrimit te pavijoneve te QSUT-se pritet qe te shoqerohet me protesta perpara drejtorise se ketij institucioni. Nderkohe, ky i fundit prej nje periudhe te gjate disamujore eshte perfshire ne nje krize totale si ne sherbime, ashtu edhe ne ofrimin e medikamenteve te pacientet.
Reforma
Ristrukturimi i sherbimit sanitar ka bere qe 112 punonjese te dalin ne asistence per nje periudhe 1-vjecare, nderkohe qe nga dita e djeshme kane marre librezat e punes, pasi nuk do te jene me pjese e personelit te QSUT-se. Sipas zedhenesit te QSUT-se, sqarohet se struktura e miratuar nga Ministria e Shendetesise parashikon shkurtimin e vendeve te punes. "Ne Drejtorine e QSUT-se ka ardhur struktura e miratuar nga Ministria e Shendetesise per suprimimin e vendeve te punes per disa sanitare. Ato kane qene teper ne sherbimit ku punonin dhe tashme shefat e sektoreve te aktiviteteve mjekesore ne spitalin "Nene Tereza" ne bashkepunim me shefat e sherbimeve, po hartojne listen e re te sanitareve qe do largohen", ka pohuar zedhenesi i QSUT-se, Alvi Bajramaj. Sipas te dhenave, sot ne kete qender spitalore punojne 452 punonjes sanitare. Nderkohe, qe ne fund te vitit te kaluar, ka qene parashikuar shkurtimi i 54 punonjeseve sanitare nga puna dhe jo 112, ashtu sikurse eshte marre vendimi sot. Sipas te dhenave nga Qendra Spitalore, per vitin 2008 ishte parashikuar qe numri i punonjeseve sanitare te ishte 398, por duket se urdhri i dhene nga Ministria e Shendetesise ka dyfishuar numrin per largimin e ketyre punonjeseve nga puna. Gjate dites se djeshme kane qene sanitaret e kirurgjise dhe imazherise te parat qe jane hasur me shkresen e mberritur ne pavijonet e tyre. Gjate ketyre diteve jane koleget e tyre, ne pavijonet e tjera, te cilat presin te largohen nga puna per shkak te ketij reformimi qe eshte ndermarre. Ende nuk dihet nese do te jete firma private, e cila do te beje pastrimin e ambienteve te QSUT-se, ajo qe do marre ne pune keto sanitare, apo ky vendim ishte nga sipermarresit private.
Per vitin 2008 edhe 19 largime te tjera priten nga puna ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza", por kete here jo ne staf shendetesor, por ne punonjes te administrates se spitalit dhe punonjes te tjere
Personel shtese parashikohet te kete ne sherbimin e infermierise dhe te kryeinfermiereve te QSUT-se per vitin 2008. Keshtu, do te jene 68 infermiere dhe dy kryeinfermiere qe do t'i shtohen stafit aktual
Personeli i larte mjekesor ne QSUT ka mangesi dhe per kete drejtoria ka parashikuar qe per kete vit te beje edhe 11 emerime te reja per te cuar ne 310 numrin e ketyre punonjesve, te cilet do te jene te specialiteteve te ndryshme