Fier, 68 të helmuar në 4 muaj
FIER- Helmimet dhe vetëflijimet nga pesticidet dhe barnat vrasin për çdo vit me dhjetëra jetë njerëzish në rrethin e Fierit. Sipas të dhënave nga shërbimi i statistikave të spitalit Rajonal të Fierit, numri i përgjithshëm i intoksikacioneve vetëm për katër mujorin e parë të vitit 2010 shkon në 68 persona të helmuar ku pesë persona edhe pse u është dhënë ndihma profesionale e mjekeve ata kanë gjetur vdekjen.
Pjesën më të madhe të helmimeve e përbëjnë ato me barnat farmaceutike, ku dominojnë rastet e pakujdesisë dhe përdorimi i tyre nga fëmijët. Ndërkohë problem janë edhe hidrokarburet në zonat naftëmbajtëse si dhe gazi karbonik që përdoret në familje për ngrohje. Këto dy shkaqe kanë dërguar 14 persona në spitalin e Fierit. Në sajë të mjekëve, që kanë ndërhyrë në kohë, këta persona i janë kthyer në normalitet jetës së tyre. Problem mbetet edhe alkooli ku në spital janë shënuar nëntë raste me intoksikacion të tillë. 18 raste janë shënuar si helmim me lëndë kimike pesticide. Nga këto raste vetëhelmime kanë gjetur vdekjen pese persona.