Fier 768 familjepa ndihme sociale
Prej me teper se 4 muaj rreth 768 familje nuk kane marre parate e ndihmes sociale ne qarkun e Fierit. Gjithcka prej problemeve te shumta ne kete qark.
Prefekti i Fierit Bujar Hasaj ne nje shkrese derguar Bashkise se Fierit ka njoftuar se nuk njeh proceduren e mbledhjes se Keshillit Bashkiak te zhvilluar me 25 nentor ku u miratuan 18 vendime mes te cilave dhe ajo e ndihmes ekonomike. Bllokimi i ketij vendimi penalizon edhe 768 familje qe marrin ndihme ekonomike.
Tashme qe festat e fundvitit po afrojne kryefamiljaret shpresonin te zhbllokohej situata dhe ata te mund te marrin pagesat e mbartura prej muajsh te pakten per te festuar me femijet e tyre naten e nderrimit te viteve.
Problemi me ndihmat ekonomike eshte mbyllur ketu per kete vit kur Dega e Thesarit ne Fier ka deklaruar se afati i fundit per te bere veprime dhe xhiruar leket ishte pikerisht dita e djeshme deri ne oren 1200. Pas kesaj ore nuk mund te beheshin veprime. Nenkryetari i Bashkise se Fierit Florjan Mucaj u shpreh se prefekti edhe nese e ka pare si jo te arsyeshme mbledhjen duhej qe se paku te kalonte ndihmat ekonomike.
Banoret paralajmeruan se do te protestojne ne ditet ne vazhdim.