E Diel, 1 Nëntor 2026

Ardian Hoxha Ja pse Berisha urdheroi zhdukjen e tim eti

Agjencia e lajmeve AMA po i sjell lexuesve te saj nje interviste ekskluzive nga djali i Remzi Hoxhes biznesmenit shqiptaro-maqedonas qe u rrembye nga drejtuesit e SHIK-ut ne Tirane me 1995 dhe me tej u zhduk pa asnje gjurme per te fshehur provat. Por perse u interesonte aq shume biznesmeni shqiptar qe kishte vendosur te jetonte ne kryeqytet me familjen per ti shpetuar dhunes e terrorit serb qe kishte pllakosur ne Kosove dhe Maqedoni. Ardian Hoxha rrefen fakte te papublikuara me pare qe zbulojne arsyen e vertete te ketij rrembimi autoret e dyshuar drejtues te shtetit deri te kryeministri i sotem Sali Berisha dhe shkakun pse sot Ilir Kumbaro gjendet ne arrati pas shkeljeve te renda te gjykates shqiptare dhe asaj londineze. Pse britaniket i hoqen pajisjen cipnga kemba KUmbaros dhefurtuna qe pritet te plase ne Londer. Lidhja e pafajshme e te ndjerit Pjeter Arbnori qe duke shfrytezuar miqesine me Remzi Hoxhen i servir informacionin Berishes se i ishin zbuluar takimet me Grigorovin e Maqedonise dhe Arkanin e Serbise. Trafiqe armesh karburantesh ne kohen kur Serbia vuante embargon totale. Dyshime per zvarritjet ne 16 vite ankthin e familjes per drejtesine dhe dyshimet e vdekjes se Gazidedes.

Zoti Ardian si e shikoni sjelljen e fundit te autoriteteve britanike te drejtesise me ceshtjen Kumbaro. Perse nuk iu vendos nje cip pergjues ne kembe sic veprohet me te tjeret

Ne fakt cipi i ishte vendosusr atij fillimisht por me vone si duket ia kane hequr kete cip dhe per kete jemi duke hulumtuar se si ka ndodhur. Ky veprim duket si nje veprim i qellimshem dhe amator duke patur parasysh sa i ndjeshem eshte rasti. Ne mendojme se autoritetet britanike qellimisht kane ndihmuar ikjen e Ilir Kumbaros per arsye qe ende nuk i dime te cilat mund te jene te shumta dhe nese ata duan ta deshmojne te kunderten ata duhet ta arrestojne Ilir Kumbaron dhe ai te sillet para drejtesise. Nuk jane aq naive dhe amatore institucionet e Britanise se Madhe te nje shteti qe eshte model per te gjitha vendet e botes.
A keni kontaktuar me autoritetet e ketij vendi per te marre sqarime rreth ketij skandali nese mund ta quajme keshtu dhe cfare ju kane thene
Ende nuk kemi kontaktuar me ta zyrtarisht pervec se jemi njoftuar nga mediat. Jemi duke u angazhuar ne kete drejtim dhe do ta zbardhim te gjithe kete deri ne fund. Nuk eshte e mundshme te behen leshime te ketilla pa qellim. Ky do te jete nder skandalet me te medha qe autoritetet britanike jane involvuar koheve te fundit.

A mendoni se dhe Gjykata e Larte vonoi zbardhjen e vendimit per ekstradim me qellim qe ti jepte kohe avokatit mbrojtes te lironte nga disa kushte Kumbaron dhe me tej gjykaten qe ai te arratisej

Me ne fund u deshmua se Gjykata e Larte qellimisht e kishte zvarritur zyrtarizimin e vendimit te dates 14 tetor 2011 ku mbeti ne fuqi masa e arrestit me burg per Ilir Kumbaron per me teper se 1 muaj duke qene e precizuar me ligj qe cdo vendim i gjykates duhet bere zyrtar brenda 2 javesh. E kam thene edhe me heret qe Drejtesia ne Shqiperi ndikohet shume nga klanet mafioze shteterore dhe kjo edhe nje here e deshmon kete.

A keni informacion nese Kumbaro ka dale nga Britania e Madhe dhe cfare mendoni per gjetjen dhe kapjen e tij ne te ardhmen A do te kete ndonje pergjegjes per kete skandal

Nuk kemi informacion nese ai ka dale nga Britania e Madhe apo jo por jam i bindur se Sherbimet Sekrete te Britanise se Madhe e kane kete informacion. Eumlshte e pamundur qe gjithcka qe ndodhi te kaloje aq lehte dhe aq naivisht. Sidoqofte pergjegjesine per kete e merr Policia e Londres dhe Gjykata me te cilat normalisht se do te merremi ne te ardhmen e afert.

Familja juaj dhe ju vete vazhdimisht keni hetuar rreth fatit te te dashurit tuaj babait bashkeshortit vellait Remzi Hoxha. Deri ku keni arritur me gjurmet e ndjekura.

Po per kerkimet rreth trupit qe mund te ishte dhe nje prove e forte ndaj autoriteteve te asaj kohe
Ne kemi hetuar vazhdimisht qysh nga dita e pare dhe te gjitha faktet tregojne se babai im Remziu eshte torturuar aq shume sa qe ne javen e pare ka vdekur nga torturat qe fillimisht mund te mos kete qene qellimi i krimineleve te SHIK-ut te asaj kohe. Me pas nuk kane ditur se cfare te bejne jane munduar ti humbin gjurmet dhe e kane zvarritur te gjithe kete proces me menyrat e veta dhe tash mbas 16 viteve kur pretendojme te kemi demokraci dhe te pergatitemi te hyjme ne Europe shihni se si vepron shteti kriminel dhe drejtesia e vendit.

Kush mendoni se ka dhene urdhrin e rrembimit te babait tuaj. Perse ai u mor me force ne ate menyre. Ne ate kohe u hodhen pista se babai juaj biznesmen bente pune antikombetare ndaj dhe u mor per verifikimhellip Si eshte e verteta

Urdheri per zhdukjen e babait tim ka ardhur nga udheheqesit me te larte shteterore te asaj kohe dhe e gjithe kjo u be qe te mos dalin ne publik bizneset sekrete ne mes udheheqesve te larte shteteror te Shqiperise dhe atyre te Serbise qe me vone i beri publike edhe ish-kryetari i Malit te Zi sic ishin furnizimet me nafte armatim etj.

Cfare mbani mend nga ajo ngjarje e 16 viteve me pare

Per disa vite ishim te hutuar fare sepse nuk dinim se cfare eshte duke ndodhur. Me kalimin e viteve i kuptuam te gjitha dhe i verifikuam ato. Eumlshte me te vertete e rende te kujtoj ato momente sepse me rikujtojne te gjithe ate film rrenqethes. Nuk di se si mund te pershkruhet ndjenja kur nje femije i zhduket babai dhe nuk dihet per vite per fatin e tij. Le ta imagjinoje secili per veten e tyre. Cfare do te ndjenit Ka shume pak gjera ne jete me te renda se kjo.

Si u vendos familja juaj ne Tirane pas renies se regjimit komunist ne vitin 1990. A keni jetuar ne ndonje qytet tjeter te Shqiperise

Ne erdhem ne Tirane duke u larguar nga regjimi Serb dhe sherbimet sekrete qe ishin te shtrira edhe ne Maqedoni. Ne erdhem ne memedhe per te filluar nje jete te re ku do te jetonim te gjithe se bashku dhe ne liri duke mos i perjetuar me dhunat qe kishim nga Serbet deri tek shperthimi me bombe ne oborr te shtepise.

Gjate kesaj kohe a keni pasur kercenime direkte apo indirekte teksa kerkoni drejtesi

Nuk kemi pasur kercenime direkte apo indirekte nga askush. Ne jemi familje shume e madhe dhe mjafte e fuqishme dhe nuk na ndal dot asnje kercenim. Per me shume ne jemi duke kerkuar per fatin e jetes se me te afermit tone dhe nuk ka asnje force qe mund te na ndaloje per te gjetur drejtesine per fatin e babait tim.

Si mendoni perse eshte zhdukur ne kete menyre babai juaj. U torturua per informacionet qe kishte apo kishte zbuluar ndonje skandal qeveritar te madh

Cfare do te kishte skandal me te madh se Sali Berisha duke i shitur nafte dhe armatim Sllobodan Milloshevicit ose takimit te Bashkim Gazidedes me Arkanin Dhe e gjithe kjo kur ne Kosove po persekutoheshin me mijera Shqiptare. Keto informata i shkuan Sali Berishes permes Pjeter Arbnorit qe ishte mik shume i mire i babait tim dhe zyres se LDK-se ne Kosove te cilen e kishin njoftuar per keto takime. Nje lajm i tille per publikun ne Shqiperi do te rrezikonte pafund karrieren politike te udheheqesve te asaj kohe.

Nese po per cfare behet fjale. Pasi ne media gjate ketyre viteve eshte folur per nje takim te ish famekeqit qe shfarroste kosovaret Arkanit me ish-presidentin Sali Berisha dhe te ndjerin Gazidede ne Shkoder. A eshte e vertete

Eumlshte e vertete. Takimi i Sali Berishes me Sllobodan Milloshevicin dhe Kiro Gligorovin kishte ndodhur me 30 maj 1993 ne Shen Naum te Maqedonise kurse takimi i Bashkim Gazidedes me Arkanin ka ndodhur ne vitin 1995 ne Shkoder.

A mund ta mbylle qeveria shqiptare kete skandal duke e zvarritur me fshehje te Kumbaros deri ne keto vdekje misterioze apo semundje te personazheve te dyshuar ne rrembimin e babait tuaj Apo me ne fund do te vendoset drejtesia

Une mendoj se kjo eshte politika te cilen eshte duke e ndjekur qeveria shqiptare sic kishte ndodhur edhe me Bashkim Gazideden per te cilin mendoj se i eshte shpejtuar vdekja dhe ka tentime qe te shtyhet sa me shume verdikti i fundit. Sidoqofte une megjithate shpresoj qe ata burra dhe gra qe ndjejne se kane dinjitet dhe qe nuk duan te trashegojne nje shtet dhe ardhmeri te ketille per femijet dhe niperit e mbesat e tyre te punojne ne zbardhjen e ketij rasti dhe te cojne drejtesine ne vend.

A keni ndonje mesazh per qytetaret shqiptare drejtesine autoritetet dhe institucionet

Une apeloj tek te gjithe njerezit qe mund te kontribuojne ne zbardhjen e rastit te babait tim ne cfaredo menyre sado e vogel te jete qe te ajpin kontributin e tyre per zbradhjen e te vertetes dhe ne gjetjen e trupit te babait tim. Nese nuk veprojme tani nje gje e tille mund ti ndodh secilit nga ju dhe femijet apo niperit e mbesat tuaja te kene te njejtin fat te cilin e kisha une dhe familja ime. Gjeni pak guxim dhe veproni sepse vetem ne kete menyre do te luftojme kriminelet dhe krimin i cili e pengon shume zhvillimin e vendit dhe standardin jetesor te cdo qytetari. Jane mbi 16 vite nga 365 dite qe jetojme me dhembje te jashtezakonshme. Vetem mendoni se si do ta perjetonit ju ne rast se juve ju kishte ndodhur nje gje e tille dhe do ta kuptonit sado pak se si ndihemi ne.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›