E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, 90 vetë helmohen në dasmënë spital edhe 17 fëmijë

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } Të tjera rreth shkrimit /FOTO VIDEO/Simptomat pas 24 orësh FIER- Kanë shkuar në dasmë dhe vetëm pas një dite shumë prej dasmorëve, mes tyre dhe fëmijë  tyre i janë drejtuar spitalit, pasi kanë shfaqur simptoma të helmimit.

Në Pediatrinë pranë spitalit të qytetit të Fierit kanë kërkuar ndihmë mjekësore 17 fëmijë me prindërit e tyre, ndërsa shume të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital, duke e çuar në 90 numrin e të helmuarve. 

Mësohet se të helmuarit ditën e diel kishin qenë në një dasmë në fshatin Gorishovë të komunës Cakran të rrethit të Fierit, ndërsa simptomat helmimit u janë shfaqur pas 24 orësh.

Sipas njërit prej pjesëmarrësve në dasmë, i cili së bashku me katër pjesëtarët e familjes tij përfunduan në spital pas dasmës, shenja helmimi kanë pasur të gjithë pjesëmarrësit në këtë festë ndërsa thekson se helmimi ka ndodhur për faj të kuzhinierit. 

Ndërkohë, drejtori i spitalit, Dhimitër Dhamo shprehet se stafi është vënë në gatishmëri të plotë.

Një pjesë e të helmuarve janë paraqitur pranë qendrës mjekësore të Cakranit. Po priten rezultat e analizave për zbuluar shkakun e helmimit.

Redaksia Online  
(sg/mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›