E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet takimi SHBA-Rusi mbi çështjen siriane

UASHINGTON- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtyrë një takim të planifikuar me Rusinë mbi çështjen siriane, bënë të ditur sot burime zyrtare nga Departamenti amerikan i Shtetit.

"Duke pasur parasysh konsultimet e vazhdueshme për të siguruar një përgjigje të përshtatshme lidhur me sulmet me armë kimike më 21 gusht, në Siri kemi vendosur të shtyjmë takimin e zëvendëssekretares amerikane të Shtetit, Ëendy Sherman dhe të ambasadorit Robert Ford me një delegacion rus, që ishte planifikuar për këtë javë, në Hagë", theksuan burimet zyrtare vendase.

"Të dy palët pritet të shqyrtojnë riprogramimin e takimit duke theksuar nevojën për një zgjidhje politike globale dhe të qëndrueshme për krizën në Siri", shtuan burimet zyrtare vendase.
(m.a/afp/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›