E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier-Ballsh, makina del nga rruga, një i plagosur

Një aksident pa pasoja për jetën ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Ballsh, si pasojë e një makine e cila ka devijuar nga rruga.
Policia njofton se automjeti ka dalë nga rruga, e si pasojë ka sjellë plagosjen e shtetasit Shkëlqim Velaj, 44-vjeç.
 

Uniformat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kane nisur hetimin për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa mësohet se drejtuesi i automjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjëndja shëndetësore e Velaj paraqitet më e mirë, ndonëse ai është shtruar për në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›